Një 31-vjeçare është vënë në pranga në Durrës. Ajo u kap me një pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh. Policia thotë se ushtroi kontroll në shtëpinë e të resë pasi dyshohej se kishte vjedhur një shumë para tek banesa e shoqes.
Por në vend të parave, gjetën armën, bashkë edhe më një mik të saj, i cili po ashtu u arrestua për arsye se nuk ka kallëzuar krimin e armëmbajtjes pa leje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r