• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

E konsideroi UÇK-në ushtri kriminale, Halit Valteri i i përgjigjet deputetes gjermane: E njoh këtë gjuhë, është e Millosheviçit

by Ardit Rada
08/11/2020 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja gjermane me origjinë turke e partisë së ekstremit të majtë “DIE LINKE”, Sevim Dağdelen ka kritikuar ashpër UÇK duke e cilësuar si ushtri kriminale.  Lidhur me këto deklarata ka reaguar deputeti i opozitës Halit Valteri i cili shprehet se gjuha e përdorur prej saj është ajo e Sllobodan Millosheviçit në kulmin e gjenocidit serb në Kosovë, atëherë kur grave shqiptare shtatzëna iu nxirrej fetuesi nga barku.

“Shumë i pikëlluar nga deklarata e deputetes gjermane me origjinë turke, Sevim Dağdelen. Kjo zonjë guxoi deri aty sa të quajë UÇK-në ushtri kriminale. Gjuha e përdorur është ajo e Sllobodan Millosheviçit në kulmin e gjenocidit serb në Kosovë, atëherë kur grave shqiptare shtatzëna iu nxirrej fetuesi nga barku, ndërsa meshkujt ekzekutoheshin dhe zhdukeshin në varre masive. Janë 5 mijë shqiptarë të Kosovës të zhdukur nga gjenocidi i ’99. Janë 5 mijë nëna dhe baballarë që nuk kanë një varr ku të qajnë fëmijët e tyre. Është e njëjta gjuhë që u trashëgua më pas nga terroristët e tjerë shtetërorë serbë, deri tek një pjesë e atyre që qeverisin sot Beogradin, ndërsa fijet i gjejmë edhe te disa syresh në Prishtinë dhe Tiranë”, shkruan Valteri.

Sipas deputetit Valteri deklarata e kësaj ligjvënësje gjermane, por me rrënjë turke, shkon kundër frymës së miqësisë vëllazërore shqiptaro-turke, por edhe partneritetit prej dekadash tashmë mes shqiptarëve dhe Gjermanisë.

“Është shëmbëlltyra më kuptimplotë se deri ku ka arritur propaganda serbomadhe duke tjetërsuar historinë dhe të vërtetën, duke mëshiruar aktorët gjenocidialë dhe përçudnuar viktimën.

Edhe sot e kësaj dite falangat e Millosheviçit janë ende aktive në funksion të propagandës serbomadhe dhe antishqiptare, duke shkuar deri aty sa ish-drejtuesit e UÇK-së enden nëpër dyert e Gjykatës së Hagës prej akuzave të stisura dhe të sponsorizuara nga Beogradi”, shton ai.

Në fund të shkrimit Halit Valteri kërtkon nga ministritë e Jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe nga të dyja qeveritë të dënojnë këtë deklaratë të papërgjegjshme të Sevim Dağdelen. “Si dhe t’i bëhet me dije zonjës në fjalë që ta lexojë historinë në anën e duhur dhe jo atë që kanë prodhuar mbetjet e Millosheviçit kudo qofshin, jo vetëm në Beograd por edhe satelitët e tyre në Tiranë e Prishtinë. Të mbahet një qëndrim i fortë dhe unifikues kundër përndjekjes së liderve të politikës së Kosovës dhe ish-komandantëve të UÇK. Të reagojmë tani, sa të mos jetë vonë. Lufta e UÇK është e shenjtë. Lavdi përjetë HERONJVE!”, përfundon reagimin e tij Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Next Post
Edhe pse humbi zgjedhjet Trump nuk prish qejf, bën foto me nusen e re dhe i uron jetë të lumtur

Edhe pse humbi zgjedhjet Trump nuk prish qejf, bën foto me nusen e re dhe i uron jetë të lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

Presidenti iranian: Kanë nisur përpjekjet për të ndalur luftën me SHBA dhe Izraelin

March 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

“Të ndryshohet mentaliteti në PD”. Jorida Tabaku: Të rinjtë të mos kenë frikë

March 6, 2026
FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

FOTO / Protestuesit e Rrjollit rrahin brutalisht pas emisionit djalin e trashëgimtarit të tokës

March 6, 2026
VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

VIDEO / E emocionuar dhe e përlotur, Balluku i jep porosinë e fundit stafit: Mbani mend diçka…

March 6, 2026
‘E verbuar për pushtet!’ Këshilltari i Kurtit sulmon Osmanin: Zgjodhi shkeljen e Kushtetutës!

‘E verbuar për pushtet!’ Këshilltari i Kurtit sulmon Osmanin: Zgjodhi shkeljen e Kushtetutës!

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In