Mesatarisht, mbi 68% e infeksioneve COVID-19 në shumicën e vendeve evropiane ishin varianti shumë ngjitës Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi.
“Bazuar në trendet aktuale, varianti Delta do të jetë lloji dominues global gjatë muajve të ardhshëm dhe tashmë është identifikuar në pothuajse të gjitha vendet evropiane. Ai do të vazhdojë të përhapet, duke zhvendosur qarkullimin e varianteve të tjera nëse nuk shfaqet një virus i ri më konkurrues”, vijon deklarata.
OBSH shtoi se rastet e reja të konfirmuara të COVID-19 janë rritur në të gjithë Evropën në secilën prej katër javëve të fundit dhe u ka kërkuar vendeve edhe një herë të rrisin programet e tyre të vaksinimit.
“Lajmi i mirë është se të dhënat tregojnë qartë se marrja e një serie të plotë vaksinimi ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së rëndë dhe vdekjes. Kur thirren për ta bërë këtë, njerëzit duhet të vaksinohen”, apelon Organizata Botërore e Shëndetësisë.