• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E konfirmon epidimiologu: “73% e shqiptarëve me antitrupa. Tirana nuk është më lidere e infeksionit”

by Java News
20/09/2021 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Epidemiologu Alban Ylli ka dhënë detaje mbi studimin e Akademisë së Shkencave për ecurinë e Covid-19. I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Ylli tha se 73% e popullatës ka rezultuar me antitrupa mbi një nivel të caktuar. Epidemiologu thekson se në Shqipëri ka me mijëra deri në 1 milion njerëz që janë të prekshëm dhe të rrezikuar nga virusi.

“Koncepti i imunitetit është më i gjerë sesa thjeshtë prania e antitrupave. 73% e popullatës kanë antitrupa mbi një nivel të caktuar. Janë të ekspozuar, duhet të jenë infektuar ose janë vaksinuar. Por kjo nuk do të thotë që persona të tjerë jashtë këtij 73% nuk kanë antitrupave. Jemi të sigurt që në popullatën urbane të Shqipërisë jemi te 70%. Nëse do përfshinin fëmijët dhe fshatrat mund të binte pak. Në Shqipëri ka ende deri në 1 milion njerëz që janë të prekshëm,” u shpreh ai.

Ylli shpjegoi se këtë herë për të realizuar studimin është marrë një kampion më i mirë, më i madh se dhjetorin e kaluar dhe për herë të parë është dalë jashtë Tiranës. Epidemiologu thotë se u zbulua se kryeqyteti nuk udhëheq më infeksionet ashtu sikurse tregonin studimet e mëparshme.

“Bëhet fjalë për një kampion të mirë, më i madh se dhjetori, kemi dala është Tiranës, kemi shkuar edhe në Berat për të provuar a jemi aty që deri në fund të dhjetorit thonim që Tirana udhëheq infeksionin. Tani duket se Tirana nuk është më lider është aty-aty me popullatën tjetër urbane. 

Janë rastësisht të zgjedhur në listat e mjekëve të familjes, një në 100. Studime të kësaj natyre hedhin dritë, sjellin informacion dhe në njëfarë mënyre sa të ekspozuar kemi qenë ndaj virusit. Personat që kanë antitrupa kanë një risk shumë më të ulët se personat që nuk e kanë kaluar. Kjo është e bazuar në të gjithë teorinë e imunizimit. Por Delta solli shumë ndryshime.

Sa herë që janë pyetur ekspertë ju kanë sjellë shifra lidhur me aftësinë që ka vaksina në Shqipëri për të ulur riskun për tu infektuar dhe shtruar. Për të vdekur jemi akoma shumë pak. Në Shqipëri edhe studimi ynë sjell një kontribut të vogël. Ky studim shërben për të parë në këndvështrime të ndryshme.  Katër vaksinat në Shqipëri japin një mbrojtje të mirë,” u shpreh ai.

Next Post
“Vitin tjetër, Muzeun Etnografik dhe…”/ Veliaj flet për zjarrin dhe planet për “Sarajet”: Gjetëm dy dritare të thyera, s’kemi identifikuar ende porositësin

Veliaj: “E kisha parashikuar se Saliu do e mbyllë me turp. Si PD dhe Shqipëria do jenë më mirë me ikjen e berishizmit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In