Nje 37 vjeçar ka rene ne pranga te policise ne Tirane, pasi ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Policia informon se ne pranga ka rene shtetasi Shpëtim Nazifi, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi tij është bërë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Halit Bega”, në lokalin në përdorim prej tij, shërbimet e policisë kanë konstatuar ushtrim kundraligjshëm të lojërave të fatit.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– Një tavolinë pokeri.
– Dy valixhe me fisha lojërsh fati.
– 1 televizor
– 4 njësi kompjuteri
– 6 monitor
– 6 tastiera
– 1 kasë për prerje biletash.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal./a.m.