• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kërkoi SHBA”/ Alibeaj: Jo vetëm Basha apo Berisha, por askush s’do negocionte dot! Ish-kryeministri nuk u përjashtua

by Java News
22/09/2021 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, komentoi zhvillimet e fundit brenda selisë blu, pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar Demokrat, për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

Në rubrikën “Opinion”, në News24, Alibeaj tha se nuk ka një përplasje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, pasi sipas tij, jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk do të negocionte asgjë, kur bëhet fjalë për vendime të Shteteve të Bashkuara.

“Ajo që mund të them është fakti, i kuptuar për këdo, se nëse ka një gjë që nuk do të ndodhë, është fakti që të mund të ndodhë në një mbledhje për një kërkesë për një Kuvend të PD, që të marrë në shqyrtim vendimin e SHBA. Kjo është bërë e qartë për këdo.

Kjo parti, demokratët, kushdo tjetër, e ka në ADN e vet politike një nga komponentët më të rëndësishëm pikërisht që ekzistencën e vet PD, orientimi i qartë euro-atlantik i kësaj partie. Nuk ka përplasje mes palëve.

Debate po. Kjo parti është krijuar që në gjeneze si grupimi i debateve të njerëzve. Pavarësisht se ka sot një lloj ngarkese emocionale për atë që ka ndodhur, por janë fare të qartë për disa gjëra kardinalë. E para, ai që është kundërshtari ynë politik, por edhe i të gjithë shqiptarëve, është regjimi komunist i instaluar sot; së dyti, ajo që është situata që po e vuajnë sot gjithë shqiptarët. Kjo është një kauzë aq e madhe, që i bën bashkë të gjithë shqiptarët. Së treti, fakti që më 25 prill ky regjim ka vjedhur pushtetin.

Rama ka vjedhur zgjedhjet me krim, me paratë e korrupsionit, duke përdorur administratën, patronazhistët. Ky është fakt, e thënë edhe nga z. Berisha. Kjo nuk ka si të vendoset në diskutim. Është ndjesi dhe bindje e të gjithë demokratëve. Ajo që ka ndodhur më 25 prill, ka qenë grabitje e vullnetit të lirë të shqiptarëve për të rrëzuar këtë lloj regjimi.

Edhe ata që mbështesin Berishën janë absolutisht demokratë. Edhe ne demokratët kemi sentimentin tonë njerëzor, absolutisht që këtë s’e mohon njeri. Berisha edhe te kundërshtarët ka influencën dhe sentimentin e vet, dhe kjo dihet. Por, ne ndodhemi para një vendimi të SHBA dhe një kërkese nga Sekretari i Shtetit.

Z. Berisha është pjesë e parlamentit. Ishte kërkesa nga SHBA, që bëri që kryetari të arrinte në këtë vendim për largimin e tij, dhe jemi në këtë lloj situate, ku Berisha është pjesë e parlamentit. Kishim situata deri rraskapitëse dhe tani jemi në këtë situatë. Nuk ka ndodhur kurrsesi asnjë lloj përjashtimi i Berishës.

Është marrë një vendim nga kryetari i partisë, për një kohë të përkohshme. Ajo që ka ndodhur është se nuk do të jetë pjesë e grupit, derisa Berisha të sqarojë betejën e tij ligjore, siç e ka thënë dhe vetë Berisha që kjo është beteja e tij dhe nuk mund të jetë betejë e PD.

Në të gjitha vlerat e ekzistencës së kësaj partie, është kursi i saktë, i qartë, i pandryshueshëm i partneritetit me aleancën euro-atlantike. Këtu besoj askush, dhe jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk negocion asgjë. As vetë Basha nuk do donte t’i merrte vendime të tilla, aq radikale”, tha Alibeaj.

/m.j

Next Post
Kosovë/ Shenja ulje të Covid-19: U rregjistruan 583 raste të reja, 14 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë publikon shifrat: 5 të vdekur dhe 160 raste të reja për 24-orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In