• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E kërcënonin për ta çuar prostitutë/ Policia e Shtetit reagon pas denoncimit në Fiks Fare, Nano ngre grup pune

by Java News
13/10/2021 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme Fiks Fare ka denoncuar rastin e një të miture se cila kërcënohej se do ta trafikonin për prostitucion. Ngjarja e cila ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.

Pas denoncimit ka ardhur edhe reagimi nga policia e shtetit duke thënë se “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, menjëherë pas transmetimit, e ka vlerësuar me përgjegjësi të lartë këtë rast dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier nje grup pune, njofton policia.

Njoftimi i polotë i policisë:

Përshëndetje të nderuar,

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ që ju prezantoni, ku një shtetase e mitur në Fier denoncon për neglizhencë të Policisë për trajtimin e denoncimit të bërë nga ana e saj, dua t’ju informoj se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, menjëherë pas transmetimit, e ka vlerësuar me përgjegjësi të lartë këtë rast dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për të dërguar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, një grup pune, me qëllim verifikimin e proceduarave standarde të ndjekura nga ana e strukturave të Policisë Fier, si dhe të pretendimeve që shtetasja e mitur dhe nëna e saj kanë ndaj veprimeve të Policisë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Ditë të mbarë!

Koordinatori për informim në Policinë e Shtetit

Gentian Mullaj

Denoncimi në Fiks Fare:

Denoncon në polici se duan t’i trafikojnë vajzën për prostitucion, të nesërmen vajza e mitur dhunohet rrugës, kur po kthehej nga shkolla.  Ngjarja ka ndodhur në Fier dhe për shkak të mosveprimit të policisë nëna e të miturës i është drejtuar emisionit Fiks Fare.

Manjola Cania tregon se vajzën e saj të mitur kanë dashur ta trafikojnë njerëz të panjohur. Në momentin që vetë vajza ja ka treguar diçka të tillë nënës, zj. Manjola  i është drejtuar policisë për të denoncuar. Por vetëm një ditë pas denoncimit në polici vajza e saj e mitur është dhunuar në rrugicat e lagjes, ditën me diell kur po kthehej nga shkolla.

Nëna tregon se të dyja jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe se të vetme të ardhura i sigurojnë nga mbledhja e kanaçeve bashkë me të bijën. Ajo tregon edhe ngjarjen se si u njoh vajza me këta persona. Nga gjendja e mjerueshme ajo  u pohon gazetarëve të Fiksit se fillimisht vajzës së saj të mitur i është afruar një vajzë e re, ku i ka kërkuar që t’i pastrojë shtëpinë kundrejt pagesës.  Pasi kanë shkëmbyer numrat e telefonit vajzat kanë filluar të komunikojnë me njëra tjetrën. Më pas  15 vjeçares i është kërkuar që të kryej marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.  E vënë në dijeni nga vajza zj Manjola i është drejtuar për shtatë ditë rresht Policisë Fier për të denoncuar këtë ngjarje, por asnjëherë nuk është pritur nga  blutë e Fierit. Sipas saj në komisariat i nxirrnin justifikime të ndryshme , njëherë nuk ishte psikologia e njëherë nuk ishte shefi.

Gazetarët e Fiksit pyesin edhe 15 vjeçaren e cila tregon të njëjtat gjëra .  Me kërkesë të nënës së saj e mitura pajiset me kamer të fshehtë dhe jep dëshminë pas shtatë ditësh që nuk pritej  në komisariat, në prani të shefit dhe OPGJ-së Daniel Noka.E mitura rrëfen sesi i është kërkuar të marrë para në këmbim të seksit si fillim në Shqipëri dhe më vonë të udhëtonte drejt Gjermanisë. Ndërkohë në sms-të e zbardhura mes të miturës dhe vajzës tjetër, duket qartë biseda ku i kërkohet të shesë trupin për para. Punën e  të miturës  do ja menaxhonin nëpërmjet një faqe në facebook. E mitura do shfaqej me  trup të zhveshur dhe  do t’i vendosej edhe çmimi. Ndërkohë 1 muaj pas këtij denoncimi nëna e të miturës thotë se shteti nuk ka bërë asgjë. “Vajzës i vijnë kërcënime nga personat që denoncuam” shprehet ajo.  Interesohet në komisariat  se çfarë po bëhet me çështjen e saj dhe merr të njëjtën përgjigje  sa herë.  Shefi  është me pushime gjithashtu edhe prokuroria është me pushime. Nëna telefonon edhe inspektorin e zonës Jozef Kongjonin, por edhe ky ia pret shkurt duke i thënë të marrë 129!/m.j

Next Post
Majlinda Bregu: Rajonit i duhet një treg i përbashkët për të 6 vendet

Bregu propozon krijimin e sistemit “Identiteti dixhital”, për qytetarët e Ballkanit, sipas modelit të BE -së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi/ Ndotja në Shqipëri mbi normat e OBSH, afro 1400 vdekje në 2016-ën

“Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë”, mjekët: Janë shtuar tumoret, alergjitë por edhe stresi!

March 17, 2026
Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

March 17, 2026
Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
“Ndaj mendime ndryshe nga Berisha”/ Bardhi tregon pse s’mori pjesë në protestë: Isha në zyrë duke….!

T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In