• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E keni karamelen në fyt”/ Rama i përgjigjet Valterit: Kriminalizuat dynjanë, flisni për njërin që doli te kthesa e tjetrin fshehur pas ferrës, por…

by Java News
18/06/2020 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me tonë të forta i është përgjigjur kryeministri Edi Rama akuzave të deputetit të opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri, që akuzoi institucionet shtetërore se nuk duan të zbardhin atentatin ndaj prokurorit Ndoj në Durrës, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.

“Ju flisni për shoferë me kapele, për njërin që doli te kthesa, që ju e njihni që ishte fshehur pas ferrës, këtu nuk flitet kështu, është parlamenti i Shqipërisë. Ndërkohë që ministri nuk është as polic, as hetues, e as mund t’i tregojë specialistëve të hetimit se si të shohin kamerat”- tha Rama.

Akuza e Valterit

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Valteri, duke u ndalur ne atentatin ndaj prokurorit, tha se ai vetë i kishte pamjet e kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese, ku duket edhe autori pa kapele, por që policia e prokuroria nuk i ka dhe nuk ka bërë as mundimin t’i sigurojë e hetojë.

“E keni karamelen në fut, ju dhe ata që ju kanë sjellë këtu, pengohet zbardhja e ngjarjes, nëse nuk doni ta zbuloni se keni hall se pas tyre fshihen ata që ju komandojnë juve, më mirë jepni dorëheqjen sa mos të turpëroheni më, se fole për shifrat e drogës, dhe kanë kapur më pak, kur të fillojë korrja nuk do dini ku të futni kokën, e ke të përfshirë të 12 drejtorët, po jua fshehin se ndodhta nuk keni marrë asnjë lekë, më dukesh burrë i mirë për tu përfshirë me këta masakrenjtë, po të përdonin, po bëjnë gjëra pas kurrzit, po fshehin vrasjen”- tha Valteri.

Reagimi i Ramës

E ndoqa me pezmatim këtë interpelancë, po mendoja lidhur me një debat që bëmë bashkërisht Valteri herën e shkuar kur ju ishit shumë i shqetësuar për dhunën dhe këtu ju bëtë përsëri dhunë, e stimuluat dhunë, frymëzuat dhunën, u dhatë të gjithë të rejave e të rinjve që mund të ishin duke ju ndjekur shembullin më të keq të mundshëm se si njeriu qëndron në një mjedis publik dhe mbron bindjen e tij, është e paimagjinueshme që një deputet të dalë në foltoren, të bëjë akuza penale të japë edhe detaje që lidhen me një hetim duke u shprehur se njeh vrasësit, atentatorët, viktimat, kush është me kapele e pa kapele dhe ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit dhe të ndihmoni për zbardhjen e krimit.

Ju jeni zgjatimi i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik, edhe kulturën e parlamentarizmit duke mos e lënë të zhvillohet sipas standardeve evropianë e duke kriminalizuar dynjanë. Ka një fjalë që thotë, politika me krimin është mbështetja më e madhe që i bëhet krimit, të flasësh në këtë farë feje do të thotë të ushqesh

S’ka gënjeshtër më të madhe se gjysmë të vërteta që ju tregohen shqiptarëve përditë, por matet me fakte, nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zeruar vrasjet. Jo shumë larg në kohë, por pak kohë më parë drejtori i policisë i njërit prej vendeve që rankohen më lart botërisht prej vitesh, Finlanda.

Doli se për vite kishte bashkëpunuar me krimin, e ca do të thotë kjo, unë besoj se fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm janë hetuar, përjashtuar nuk tregon bashkëpunim me krimin, një fakt si ai që përshkruani ju, tregon vullnet dhe angazhim për të luftuar përballë dhe brenda vetes.

PS është sulmuar dhe është përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji politike kriminalizuese, dhe e dini pse? Sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afër 7 vite sot qeveri që e kanë zhvilluar luftën me krimin si asnjë herë më parë.

Është fakt i njohur, jo opinion që kush e lufton seriozisht krimin, akuzohet për të kundërtën. Kush përballet me krimin merr baltë dhe goditje pikërisht si bashkëpunëtor i krimit. Kjo është e njohur botërisht. Nuk është opinion, por fakt që Shqipëria sot ka një bilanc pozitiv në luftën me krimin.

g.kosovari

Next Post
Rama ‘i djeg’ premtimin Bashës: Teatrin e vjetër do ta rindërtojmë, kemi projektin origjinal…

Rama ngre tonet: Basha dhe Peço Vasili të ndalin sulmet ndaj nesh, se për atë Zot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In