Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk ka dijeni nëse e ka kaluar pandeminë e koronavirusit.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha tha se ende nuk ishte vaksinuar ndaj dhe të gjitha takimet me qytetarët i zhvillon duke respektuar rregullat e pandemisë të vendosura nga Komitetit Teknik i Ekspertëve.
PJESË NGA BISEDA:
A e keni kaluar Covid-19?
Basha: Unë, nuk…Duhet të shkoj të bëj seriologjikun.
E keni bërë vaksinën?
Basha: Jo, nuk jam vaksinuar.
Dhe i bëni këto takime që bëni?
Basha: Të gjitha takimet e fushatës time janë me protokoll anti-Covid. Nëse e ke fjalën për pritjet spontane që më bëhen, dua t’iu them se nuk ka njeri t’i kontrollojë entuziasmin e njerëzve për të larguar këtë qeveri dhe kryeministër. Ejani me mua dhe përpiquni ju ta ndaloni. Unë jap dy mesazhe të shkurtra, i them të vendosin maskat dhe të respektojnë distancat.
g.kosovari