• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E keni harruar Gilman Bakallin?!

by Denis Dyrnjaja
06/03/2021 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E keni harruar Gilman Bakallin?!

Nga Denis Dyrnjaja

PD e kishte Gilman Bakallin por iu duk i tepërt, ndoshta edhe një idealist budalla. Ai nuk ishte i përtypshëm për të marrët, servilët, hipokritët makutët dhe histerikët. Gilmani ishte njeri i lirë, jo reshtar garnizoni politik, marionetë apo manekin me mandat parlamentari që ngre dorën pa ditur se për çfarë. Dhe si të gjithë njerëzit e lirë, ata që nuk vendosen në reshtin e askujt, por lundrojnë në dijet e demokracisë personale të mendimit ai dukej si mish i huaj në frontin ku sharja, fyerja dhe frustrimi kanë hapësirën apsolute, ku paragjykimi është prijës i mendimit që është i veshur me avullin se çdo njeri që mendon ndryshe është armik dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe linçohet. PD që duhet të ishte streha e njerëzve të lirë e me ide liberale edhe sot nuk po arrin të kuptojë se përsa kohë nuk do rigjejë Gilman Bakallin dhe profilet e personalitetet që përfaqësojnë dinjitet publik të tij dhe njerëzve si ai do mbetet në suazën e komenteve se çfarë bën Rama. Është në skajet e groteskut. Ku një plakë fshati e mbetur vetëm në shtëpi për shkak se në rini vetëm hidhte vickla dhe abuzonte me rininë e saj dhe mundësitë tani vuan plakjen në vetmi. Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing.Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë, me plot njerëz të mendimit dhe veprimit, por nuk e bëri. Së bëri për miopi, paaftësi strategjie apo për paranoja nga njerëzit e ditur kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që asgjë e re nuk ndodh në partinë e krijuar si parti e lirisë por e rrudhur pa fund dhe e lodhur në peshën e inercisë. Ora e ndryshimit të fundit në PD ka mbetur në prezantimin e KOP-it para vitit 2005. Gjithçka tjetër pastaj është një histori pa histori nga humbja në humbje dhe përsëritje skemash e ndryshim emrash brenda gardhit të interesaxhinjve të kryetarit që nuk prodhojnë asgjë të re, asnjë efekt publik dhe asnjë vizion. Kopje programesh, premtime e fjalime të përsëritura. Përbetime false që i pëlqejnë kryetarit, por më shumë ish-kryetarit të partisë. Këto nuk prodhojnë vota por sugjestion të brendshëm që nuk çon aksund. E trishtueshme të gëzosh dhe parangazëllesh për dështimin e radhës./dritare.net

Next Post
Kosovë/ Rriten të dhënat nga Covid: 6 të vdekur dhe 592 raste në 24 orët e fundit

Kosovë/ Rriten të dhënat nga Covid: 6 të vdekur dhe 592 raste në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In