• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kemi kthyer 2025-ën në një vit të madh solidariteti”, Veliaj: Tiranës do t’i shtohen edhe 10 shkolla të reja

by S T
17/01/2025 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buqetës me 45 shkolla të reja të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë do t’i shtohen edhe 10 të tjera. Duke folur në ceremoninë e çeljes së programit për Drejtuesit e Shkollave dhe Kopshteve, e zbatuar nga Shkolla e Drejtorëve, një organizatë e mbështetur nga AADF, kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se në të gjithë zonat e Tiranës po ndërtohet një sistem i plotë me çerdhe, kopshte, dhe shkolla 9-vjeçare dhe të mesme.

“Sot në Tiranë kemi ndërtuar 45 shkolla të reja, plus 109 kopshte dhe çerdhe; pra, si infrastrukturë kemi ecur goxha. Me investimet e reja, sidomos në zonat që i janë shtuar Tiranës, si lagjja ‘Rilindja’ [Astiri], Liqeni i Thatë, Kopshti Botanik dhe gjithë zona mes Saukut dhe Farkës, kemi edhe një paketë tjetër për ndërtimin e 10 shkollave të reja. Pra, po maksimizojmë hapësirat që kemi për të ndërtuar një sistem çerdhe, kopësht, 9-vjeçare dhe të mesme, në mënyrë që fëmijët t’i kalojnë brenda lagjes, në një komunitet, të gjitha shkallët e arsimimit. Mezi pres që të nisim këtë vit hapjen e këtyre kantiereve të reja të punës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se ky vit do të jetë një vit me nisma të mëdha solidariteti. Ai solli në vëmendje jo vetëm vendimin për abonenë së përgjithshme falas për pensionistët, por edhe subvencionimin e çmimit për çerdhet dhe kopshtet. “E kemi kthyer këtë vit në një vit të madh solidariteti. Filluam me abonenë falas për gjyshet dhe gjyshërit, duke menduar se në të shumtën e rasteve janë ata që i çojnë fëmijët në çerdhe dhe në kopshte. Por, ne subvencionojmë në raportin 7/1 edhe pagesën për çerdhet dhe kopshtet. Mbase shumica e njerëzve nuk e dinë, por nga një kosto prej 8 mijë lekësh në ditë, e cila përfshin të gjitha shpenzimet në kopshte dhe çerdhe, 7 mijë lekë i paguan bashkia. A mund ta bëjmë të gjithën falas? Edhe mund ta bëjmë, por në këtë fazë, duke paguar diçka fare të vogël, është më mirë për të thënë që kjo nuk është e pavlerë. Këtë subvencionim nuk e bën asnjë vend tjetër sot në rajon”, sqaroi Veliaj.

Ndërkaq, mijëra të rinj të moshave 12-18 vjeç nga kryeqyteti studiojnë në programin Tumo Tirana, për nxitjen e aktiviteteve edukative nëpërmjet teknologjisë. Veliaj tha se Bashkia e Tiranës dhe qeveria janë të vendosura për t’u dhënë mundësi të barabarta të gjithë të rinjve, për të investuar në dije përmes këtyre programeve inovative.

“Nëse do të duhet që të subvencionojmë kosto për autobusë dhe mikrobusë, do ta bëjmë për t’u ardhur në ndihmë edhe fëmijëve që banojnë në periferi. Pra, duhet ta shohim si pjesë të një misioni social, jo vetëm që morëm disa kurse, por si një mënyrë që shkëpusim nga varfëria një familje të tërë. Ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha këto institucione që kemi tani dhe të sigurohemi që çdo fëmije t’ia japim këtë mundësi”, tha Veliaj.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal nga e gjithë Shqipëria, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përfaqësues së AADF, donatorë dhe grupe interesi.

Next Post
BE dhe BERZH bashkojnë forcat për tu ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare, paketë financiare prej 5 milionë eurosh

BE dhe BERZH bashkojnë forcat për tu ardhur në ndihmë bizneseve shqiptare, paketë financiare prej 5 milionë eurosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com