• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E kanë sakrifikuar, ka tentuar të dalë nga rrjeti”/ Eksperti tregon çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares: I bindur që i është nënshtruar një rituali okult

by Java News
02/06/2021 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evgjeni Baxho është 23-vjeçarja që humbi jetën në rrethana misterioze në Tiranë. Në media u raportua se e reja vdiq pas një infeksioni në dhëmballë, por më pas detaje të frikshme u publikuan në media. Në trupin e pajetë të vajzës ishin vizatuar disa simbole me ngjyrë të kuqe.

Për Ervin Karamuçën, ekspert i profilizimit kriminalistik dhe gazetaren Anila Hoxha, të ftuar në “Abc e Mëngjesit” me Enkel Demin dhe Sibora Bitrin, ngjarja në fjalë jo vetëm që nuk ka ndodhur për shkaqe natyrore por është e radhës në një seri vdekjesh të dyshimta në kryeqytet.

 

Siç ata u shprehën, hetuesit janë të painformuar për raste të tilla dhe për pasojë çështje të tilla mbyllen pa u shkuar deri në fund dhe pa ndëshkuar autorët.

Sa i përket simboleve që ishin vizatuar në trupin e Baxhos, Karamuça tregon: “Diagrama, nuk bënte përputhje me asnjë lloj simboli. Çdo ritual ka simbolet e veta. I njohin pak veta. Nëse do të ishte tatuazh boja do të ishte blu. Por ajo ishte e kuqe dhe në një sipërfaqe të madhe të trupit. E kuqja simbolizon gjakun. Mund të jetë edhe gjak…”

Eksperti është i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë, dhe kjo sipas tij është një kambanë alarmi pasi nëse këto çështje vijojnë të mos hetohen deri në fund, shumë të rinj e të reja do të jenë në shënjestër të këtyre grupeve.

Sipas tij, në vendin tonë kanë penetruar persona që nëpërmjet sekteve apo ritualeve okulte, duke përfituar edhe nga mungesa e informacionit, po shënjestrojnë viktimat e tyre të radhës.

“Jam i bindur që vajza i është nënshtruar një rituali të fshehtë. Alarm i madh është pasiviteti policisë. Në raste të tjera, kemi parë viktima që kanë agjëruar dhe janë vetëflijuar. Duhet të ngrejë alarm edhe për krimet e mëparshme. Kanë filluar ta praktikojnë në Shqipëri, se jemi të prapambetur, kanë terren të pakufishëm për të abuzuar me të rinjtë me fëmijët.  Kanë penetruar persona të caktuar nëpërmjet këtyre sekteve për t’i bërë këto rite.”

Ervin Karamuça thekson se është e rëndësishme që shteti të marrë masa sa shifrat nuk janë ende të larta, dhe të ngrihen grupe ekspertësh për të luftuar këto raste që po marrin jetë njerëzish.

Ai thotë se kemi të bëjmë me disa vrasës serialë që përdorin praktika vetëflijimi dhe sakrifikimi.  Duke u kthyer tek rasti i 23-vjeçares, ai thotë se ajo mund të jetë sakrifikuar nga një sekt apo grup i caktuar.

Dhe sakrifikimi në këtë rast bëhet pa përdorur asnjë lloj arme apo mjeti tjetër.

“Ka disa praktika që kanë të bëjnë me frekuencat e trupit, për të ndaluar procese jetike në organizëm. Këta janë vrasës serialë…E kanë sakrifikuar. Kam dyshime që viktima do ketë tentuar të dalë nga rrjeti, dhe e kanë asgjësuar.”

Ndërsa, gazetarja Anila Hoxha që e ka ndjekur me interes rastin e Evgjenisë, thotë se ka folur me njerëz që e njihnin, të cilët kanë pohuar se e reja kishte nisur të izolohej.

“Evgjenia kishte lënë në mes studimet, kishte nisur një kurs për kompjuter. Kishte nisur ishte izoluar. Një kamerier e kishte ftuar për kafe, e kishte pyetur pse po mungon dhe ajo i kishte thënë se ishte sëmurë.  Po e telefononin me insistim, qëndruam 15 minuta, dhe  tha që duhej të çohej se do takonte një të afërm.”

g.kosovari

Next Post
‘Ju pret një trashëgimi e madhe’/ Meri paralajmëron këtë shenjë në horoskop

Ja katër shenjat e horoskopit që duhet të kenë kujdes gjatë Qershorit, sidomos në këto data

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In