Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka ndarë informacione të reja lidhur me vrasjen e Kristian Markut, duke zbuluar detaje nga biseda me bashkëshorten e tij.
Çelmeta tregoi se bashkëshortja e Markut e përshkroi atë si një njeri që bënte një jetë normale dhe se nuk kishte ndonjë masë për t’u mbrojtur. “Ishte një baba i një fëmije që mbushte 1 vjeç pas ditës së ngjarjes,” tha ai.
Ai përmendi se ditën e ngjarjes, bashkëshorti i kishte thënë se do të shkonte në Vlorë për të takuar një shok, por besohet se ai është zënë në pritë gjatë kësaj kohe.