• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, Thaçi dhe Vuçiç?!

by Ben Andoni
03/04/2017 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndihma më e madhe që kanë pasur në hapësirat e veprimtarisë së tyre, respektivisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i ri i Serbisë, i sapozgjedhuri Aleksandër Vuçiç është ajo që i kanë dhënë njëri-tjetrit për faktorizimin, bash si njerëzit e vetëm me tagër që mund ta bëjnë dialogun mes dy vendeve.

Nga pala serbe gjithnjë, paçka anatemave të zakonshme, Thaçi konsiderohet si njeriu i vetëm që mund të bëjë dialogun. Është prezent në media, por edhe i referohen. Jo më kot, edhe në fushatën e tij zgjedhore, në kalkulimet zgjedhore, serbët ishin palë. Vetë Hashim Thaçi, krejt ndryshe nga politikanët kosovarë, ka qenë shumë i afërt me komunitetet në Kosovë dhe duhet shënuar si respekt, akti i tij për t’i dëgjuar direkt problematikat e tyre. Kuptohet se serbët janë etni dhe kanë pasur problematika më të mëdha, gjë që janë dëgjuar korrektësisht nga Thaçi. Kurse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot e kësaj dite, e ka vështirë që të merret me zëvendësin e tij serb të qeverisë së Kosovës, që nuk i bindet hapur. Aman, kur vjen puna te Thaçi serbët tulaten disi, sepse urdhrat mbi Listën Srpska janë të Beogradit.

Duhet shënuar se Kosova e administratës më së shumti të Thaçit i bëri një dhuratë indirekt shumë më të madhe Serbisë. Paçka se de jure ishte e justifikuar me kushtëzimin për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Kuvendi miratoi një rezolutë që ndërpreu dialogun e vështirë dhe mezi futur në hulli. Kuptohet se vendimi i kuvendit u respektua nga qeveria që mbarte infrastrukturën kryesore të debatit teknik mes Kosovës e Serbisë. Që do të thoshte frymëmarrje dhe më pak kokë-dhembje për palën serbe të Beogradit. Kjo i mundësoi qeverisë së zotit Vuçiç të rregullonte të gjithë problematikën e fushatës së zgjedhjeve presidenciale, por edhe sheshimin e problematikave mes vetë formacionit të tij.

Ndërkohë, që në bisedat e fundit, u la të kuptohet se dialogu këtej e tutje do të ishte në nivele presidentësh. Që linte të kuptohej se do ishte përgjegjësi e vetëm e atyre, njëshave de facto Thaçi dhe Vu֛çiç

Për hir të së vërtetës, një numër marrëveshjesh të rregulluara në frymën e dialogut nuk janë zbatuar dhe të dyja palët kanë gjetur mundësi që të akuzojnë njëra-tjetrën për pengesat dhe parregullsi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Ndërkohë që Thaçi dhe Vuçiç kanë qenë më të tërhequr në dukje, por kanë pasur direkt biseda në telefon, ku tema të ndryshme nuk janë zbardhur, sipas burimeve kosovare të medias.

Duke pasur parasysh se të dy nuk kanë rangje të njëjta, deri më tani Hashim Thaçi është president, kur Vuçiç është ende kryeministër, duket ose më qartë mund të aludohet pastër se mes dy liderave kortezialë të vendeve (Vuçiç e merr detyrën pas disa javëve), për hir të atributeve të pakta që kanë nga kushtetutat respektive, kjo dakordësi indirekte për ndihmë, u ka dhënë mundësi që të jenë dhe të mbeten figurat kryesore të vendeve edhe përtej protokollit. Forca e Hashim Thaçit është më se e ditur në Kosovë dhe ai e ushtron këtë përmes formacionit të tij të fuqishëm PDK, kurse ajo e Vuçiç është po kaq e fortë dhe pritet që të forcohet edhe me zgjedhjen e re si kryeministër të Serbisë, që mendohet se do jetë sërish nga partia e tij SNS, por edhe njeriu i Vuçiç.

Me pak fjalë, sot e tutje, dialogu Kosovë-Serbi do të ketë përballë dy personazhet që kanë në dorë shumë më tepër sesa posti i tyre. Dhe, të vetëdijshëm për këtë, atyre u duhet të luajnë në një skakierë me rregulla, që duhet të respektohen fillimisht mesveti.

Paçka atyre që thonë mediat e dy vendeve, Vuçiç dhe Thaçi funksionojnë shumë mirë, fillimisht për pushtetin e tyre dhe pastaj për atë që do vendosin për të ardhmen e Kosovës, që përbën dhe justifikimin e objektivit të karrierës së tyre. Vetëm se deri tani janë thjesht presidentë, kurse nëse do zgjidhin problemin e Kosovës, do mbeten si burra shteti. Kjo quhet sfidë historike dhe për këtë do ia kenë gjithnjë nevojën e njëri-tjetrit. (Javanews)

 

Next Post
Ekonomi: Të forcojmë shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

Ekonomi: Të forcojmë shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In