• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E kanë hedhur në det”/ Zbulohen bisedat telefonike të Ervis Martinajt, çfarë gjeti RENEA në Shijak

by
11/10/2022 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa biseda telefonike të Ervis Martinajt, ose që e përmendin këtë të fundit duket se do t’i japin fund telenovelës së tejzgjatur për fatin e 40-vjeçarit. Sipas Report, kontrollet e Policisë së Shtetit dhe të Forcave Speciale RENEA, kanë zbuluar gjurmë të reja që duket se do na çojnë drejt zbardhjes së “misterit”.

Të gjitha të dhënat, nga kontrollet në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u zbuluan nga “kontrollet” në bazat e miqve të tij, por edhe në zonat e kundërshtarëve e tij.  RENEA, pak ditë më parë ka qenë në banesën e fisit Avdylaj në Shijak, ku u kryen kontrolle e u morën disa sende të dyshimta. Por këto të fundit nuk janë përcaktuar.

Pak kohë më parë, në emisionin “Inside Story” thuhej se Policia dyshonte se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës. Por kishte burime të tjera se 40-vjeçari mund të ishte shitur te grupet rivale.

Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.

“Ka festuar se i kanë nis fotot”.

“Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…”

Por edhe këto biseda, janë duke u verifikuar nga Prokuroria dhe ende nuk është faktuar nëse informacionet janë të sakta.

Por është zbuluar edhe një detaj tjetër. Ndryshe nga çfarë u raportua zyrtarisht nga Policia, Report Tv raporton se disa net më parë Endrit Dokle u shoqërua për të dëshmuar edhe njëherë për konfliktin e tij me Martinajn, të cilin ish-anëtari i bandës së Durrësit e mohon.

Pas zhdukjes së Martinajt, Dokle u pyet edhe më parë për masakrën e Fushë Krujës, ku vdiq kushëriri i Martinajt, por mohoi çdo gjë. Edhe pse Nuredin Dumani, pretendon se Martinaj i kishte dhënë porosi vriste Doklen për 500 mijë euro, ai sërish nuk e bëri, madje shtoi se donte t’i fuste edhe vetë në konflikt të dy palët.

Bashkë me të, po për këtë masakër u kërkuan për t’u marrë në pyetje edhe Fatjon Murati e Gentjan Reçi, të dy miqtë e tij. Por vetëm një javë para se të ndaloheshin nga Policia e Tiranës në shoqërinë e Dokles dhe familjes së tij, Reçi dhe Murati ishin paraqitur vullnetarisht në Komisariatin e Fushë-Krujës. Dëshmuan dhe më pas u lanë të lirë.

/e.d

Next Post
“I bëra ‘dhuratë’ burrit një grua të përkohshme”/ Çudit sërish islamologia: Kishte simpati për atë…

"I bëra 'dhuratë' burrit një grua të përkohshme"/ Çudit sërish islamologia: Kishte simpati për atë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In