• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kam të dokumentuar gjithçka që i kam thënë Bashës në zyrë”! Berisha: As djali i Enver Hoxhës s’do vepronte si ai! Të ikë

by Java News
29/09/2021 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga qyteti i Durrësit, ku po zhvillon foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij para mbështetësve me sulme ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se mori mandatin e tretë, njeriu që nuk bëri asgjë për shqiptarët në tetë vite qeverisje.

“Ju kujtoj se vetëm në një vit u burgosën për çështje civile, si në asnjë vend të planetit, 38 mijë shqiptarë, sepse njeriu që sot rrëmbeu mandatin e tretë dëshmonte një pasion të shfrenuar për hekurat dhe burgun për qytetarët, duke shkelur në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat e tyre. Në 8 vite, shqiptarët zbritën nga vendi me rrogat mesatare më të larta në rajon, në vendin me rroga mesatare më të ulët në rajon, përfshi këtu edhe Kosovën. Në 8 vite, Shqipëria kaloi nga një rekord i zi, në një tjetër rekord të zi. Në 8 vite, në udhëtimin tonë drejt BE, ne mbetëm në vend numëro dhe dyert e këtij bashkimi largoheshin nga ne si një horizont që s’e kapim dot. Me të gjitha këto, përsëri ky njeri që vetëm javën e parë u paraqit në derën e Këshillit të Ministrave me një veturë që përveç sheikëve të naftës, nuk do ta pranonte njeri, ky njeri, i cili është shndërruar në sherrin e vërtetë të Ballkanit, bashkë me Vuçiç, dhe po e ndëshkojnë Shqipërinë me nismat e tyre, madje edhe rajonin, në procesin e BE, ky njeri merr mandatin e tretë, e rrëmben, fillon si askush tjetër në 30 vite, të qeverisë për 4 vite të tjera”, tha Berisha.

Më tej, Berisha nisi sulmet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e quajtur atë një pengmarrës të partisë, që shkelmoi normat dhe parimet e kësaj partie, dhe që sipas ish-kryeministrit, veproi më keq se i biri i Enver Hoxhës.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri analizoi dhe veprimet e tij, ku kërkoi ndjesë para mbështetësve, duke thënë se “Është e vërtetë që i kërkova Lulzim Bashës, dhe nuk mund ta mohojë kurrë, të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017, sepse humbje të tillë nuk kishim njohur kurrë që nga 1997, por problemi është se nuk nisa procesin e duhur, që ai të merrte të gjitha përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme që pësuam më 2017”.

“Biem dakord këtu, se në këto zhvillime dramatike për ne shqiptarët, pjesën e vet të pamohueshme e ka opozita shqiptare, e cila në këto vite nuk arriti kurrë të organizojë aksionet, veprimet për t’i treguar vendin një qeverisjeje të tillë, por përkundrazi dështoi. Në këtë dështim Sali Berisha ka pjesën e tij të pamohueshme, ndaj jam këtu për t’iu kërkuar ndjesë dhe për të shpjeguar se cilat ishin gabimet e mia në këtë ecuri. Unë dhashë dorëheqje dhe nuk bëra gabim, isha i bindur se kur zgjedhjet humbën në mënyrë të qartë dhe zgjedhësit hedhin kontratën me ty, ti duhet t’i hapësh rrugën një tjetri, dhe unë këtë bëra. Jam përpjekur me gjithë forcën time të kontribuoj me këshilla, kur më janë kërkuar, të transmetoj eksperiencën time, sikundër ju jeni dëshmitarë se kam qëndruar nga mëngjesi në darkë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj e çdo vit, kundër rekordeve të zeza të qeverisë aktuale dhe Edi Ramës, kam mbrojtur interesat tuaja, të demokratëve, interesat publike të shqiptarëve, kam mbrojtur interesin kombëtar.

Gabimi im qëndron se në rast se unë me të vërtetë u tregova jashtëzakonisht i vëmendshëm në çështjet që rendita më sipër, unë u tregova i heshtur ndaj zhvillimeve brenda PD, ndaj shkelmimit të normave, të parimeve, të kësaj partie. Unë vërtet publikisht ngrita zërin kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzekutuan politikisht njerëz që kishin 20 vite kontribute në PD, por unë nuk nisa procesin e përgjegjësisë për këtë akt.

Është e vërtetë që i kërkova Lulzim Bashës, dhe nuk mund ta mohojë kurrë, të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017, sepse humbje të tillë nuk kishim njohur kurrë që nga 1997, por problemi është se nuk nisa procesin e duhur, që ai të merrte të gjitha përgjegjësitë për atë humbje të tmerrshme që pësuam më 2017. Unë çdo gjë i thoja atij në zyrën time, dhe i kam të dokumentuara gjërat, por nuk e bëja atë, sepse nuk kisha ndërmend kurrë të rikthehesha më. Isha i vendosur të qëndroja njëri prej, pa të drejtë kthimi. Dorëheqjen time e kisha konceptuar si një dorëheqje pa kthim, dhe nëse unë futesha në probleme të brendshme të PD, unë nuk mund të futesha pa një projekt. Kjo më pengonte mua. Por vjen një moment, kur gabimet, mangësitë, nuk mund të të pengojnë më, që të ngrihesh në lartësinë e kërkesave, pritshmërive, dhe të luftoj së bashku me ju për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, që ecën e sigurt drejt fitores.

Ndaj dhe unë nisa këtë foltore, dhe ua them me kënaqësinë më të madhe, se gjej sot të njëjtin entuziazëm, që këto foltore kanë pasur më 1991, sepse ka një vullnet të hekurt nga demokratët e demokratet, njerëz të idealeve, njerëzore e kombëtare, të ngrihen në këmbë për të shpëtuar PD dhe Shqipërinë. Foltorja nuk ka asgjë në përpjekjen e Sali Berishës për të mbrojtur dinjitetin e tij. Ju e dini se e kam mbrojtur atë dhe nuk kam asnjë vështirësi për ta mbrojtur. Foltorja ka një qëllim madhor, që kurrë ndonjëherë të mos mendojë kush të marrë peng këtë parti, t’iu marrë peng ju, të mos mund të vendosë në emrin tuaj, duke shkelmuar mbi ju. S’ka të bëjë kjo betejë asgjë midis meje dhe peng-kryetarit, ua jap fjalën e nderit, por kjo ka të bëjë se peng-kryetari, duke fyer mua, ju, çdo demokrat, del një ditë, nuk mund të them si i biri i Enverit, se ai i bënte më një procedurë, dhe ju thotë shqiptarëve ‘vendosa unë’, pa pyetur anëtarët, ju, këshillin.

Askush nuk mund të shkelmojë mbi ju, por ai është peng, dhe pengu nuk është kurrë vetja e tij, e ka humbur lirinë, dhe ju thotë juve atë që ja diktojnë padronët e tij. Kjo foltore nuk është kundër atyre që mendojnë ndryshe nga ne, nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por e kundërta, kjo foltore synon që ne të vendosim së bashku, që kjo parti të marrë vendimet si një parti sovrane, dhe sovraniteti i saj qëndron në mendimet tuaja. Nuk mund të fshihen këto nga një njeri që thotë ‘nuk pyes për këto’. Nëse ti nuk pyet, ti automatikisht nuk je më kryetari i kësaj force politike”, shtoi ish-kryeministri.

/m.j

Next Post
Kokalari zbulon arsyen e përjashtimit të Berishës: Dosja e tij u shkëmbye me dosjen e korruptuar të Bashës në SHBA!

Kokalari zbulon arsyen e përjashtimit të Berishës: Dosja e tij u shkëmbye me dosjen e korruptuar të Bashës në SHBA!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com