• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“E kam si vëlla”, Edi Rama tregon çfarë masash ka marrë për pastrimin e figurës së Thaçit pas akuzave për trafik organesh

by A M
13/05/2023 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka gjetur kohë të japë intervistë ekskluzive për Nacionalen. Natyra e saj ka të bëjë me zhvillimet aktuale kryesisht në rajon, por edhe me temat përtej zonave të banuara me shqiptarë.

Rama shprehet i bindur se “firmat janë mbledhur” dhe Hashim Thaçit, apo vëllait të tij siç e quan vetë, do t’i pastrohet figura e tij nga trafikimi i organeve i raportit të Dick Martyt.

Pyetja e parë nga gazetari Berat Buzhala vjen lidhur me mbështetjen ndaj Erdoganit që Rama ia dha përmes një video-mesazhi.

Gjatë intervistës, Buzhala ia kujton faktin se shqiptarët e Turqisë janë thuajse të asimiluar krahasuar me arbëreshet e Italisë.

Dita e djeshme në Shqipëri u karakterizua me arrestimin e Fredi Belerit, opozitarit të Himarës, me të cilin Rama pati polemikë, por kryeministri thotë se hetimet për Belerin patën filluar para polemikës.

Fenomeni i trojeve shqiptare në muajt e fundit, Luiz Ejli, që fitoi Big Brotherin, nuk kaloi pa u përmendur në intervistë. Buzhala ia kujtoi Ramës se ky karakter hyri në Big Brother si demokrat e doli si socialist.

E personi që e kurorëzoi Luizin me gruan e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që po garon sërish për zyrë, ka zgjedhur të mos dalë në përballje me kundërkandidatin e tij nga PD, Roland Bejkon.

Kjo gjë komentohet nga Rama, por gjithashtu edhe fakti se VV-ja e Albin Kurtit nuk garon në këto zgjedhje, për dallim nga zgjedhjet e fundit atje.

Gjatë intervistës, Rama flet edhe për raportet e tij me Kurtin dhe Osmanin, por gjithashtu komenton edhe shkrimin e prestigjiozes The New York Times, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Krejt në fund, Vlora Hyseni – e larguar nga Qeveria e Kosovës prej pozitës së saj në drejtimin e AKI-së, është rekrutuar nga kryeministri Edi Rama, për ta drejtuar Shërbimin Sekret të Shqipërisë.

Për këtë çështje Rama dha arsyet e veta pse ka vendosur ta emërojë Hysenin në atë pozitë të rëndësishme, por theksin e furi te fjalimi i saj si eprore para nëpunësve të saj më të ri, për të cilin kryeministri tha se është fjalimi më i mirë që ka dëgjuar ndonjëherë.

Në Shqipëri, zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diele, ndërkohë që herën e fundit kur ato u mbajtën, partia e Ramës (PS), kishte fituar çdo bashki sepse opozita nuk mori pjesë.

Shtatori i radhës, Ramës i rrumbullakon një dekadë si drejtues i Shqipërisë nga Zyra e Kryeministrit, por me të përfunduar mandatin e tij të tretë, do t’i bëjë 12 vjet kryeministër.

 

Next Post
Gjykata e la Belerin ne burg, Tirana i përgjigjet Athinës: Ligjet tona nuk i përjashtojnë shtetasit grekë…

Gjykata e la Belerin ne burg, Tirana i përgjigjet Athinës: Ligjet tona nuk i përjashtojnë shtetasit grekë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In