• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kam me video”/ Balluku debat me Banon: Jo po dalin për darkë me oligarkët? Pse pishtarin na ke mbajtur ti ne, dil e fol me fakte

by Java News
15/09/2022 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten demokrate Eralda Bano, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se ministret që sot bëjnë moral se si duhet kursyer energjia, darkojnë me oligarkët dhe iu shërbejnë atyre.

Në reagimin e saj Balluku theksoi edhe njëherë se ajo nuk ka këshilluar askënd se në çfarë temperaturash lahen rrobat, thjeshtë ka shpërndarë një fushatë sensibilizuese për qytetarët.

Ajo i kërkoi deputetes Bano që të jetë më serioze kur flet dhe të paraqesë fakte, pasi është një përfaqësuese e qytetarëve dhe nuk mund të flasë çfarë i vjen në mendje.

Balluku: Më erdhi mirë që parafolësja shpëtoi burrat ministra dhe u kap me gratë ministre. Të paktën burrat ministra i kemi në rregull. Si mund të dalësh këtu dhe të hedhësh vrerë, por flit me fakte se je zonjë. Jo po darka me oligarkët, jo po na ke mbajtur pishtarin ti.

Unë e dashur nuk merrem me temperaturat e larjes së rrobave, sepse unë i laj sipas mundësisë time. Gjeje ku kam folur për larjen e rrobave, unë vetëm kam shpërndarë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve. Po ta lësh frigoriferin hapur, harxhon më shumë energji, edhe po ta lësh dritën hapur sërish harxhon energji.

Ma gjej ku kam folur për larjen e rrobave. Unë po të them nëse ke diçka konkrete të sqaroj unë, për rrobat zonjë laji si ta mendosh. Unë kam për detyrë të siguroj energji elektrike. Ne këshillojmë nuk është në dorën time se çfarë bëjnë qytetarët, detyra ime është të sensibilizoj përmes fushatave. I ke parë në botë çfarë po bëhet, e ke parë në Zvicër.

Çfarë mohoni ju faktin që ka krizë. Ky është një moment kritik, nuk hedhim dot shi nga qielli. Nëse kemi shi ka prodhim vendas, nëse ka shi prodhojmë ne, nëse nuk ka shi jemi të detyruar ta blejmë.

Bano: Unë e kam me video zonja ministre./m.j

Next Post
“Porositësit në Dubai, vrasjet në Shqipëri”/ Salianji: Marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara! Manja: Kemi tentuar, por s’ka pasur vullnet

“Porositësit në Dubai, vrasjet në Shqipëri”/ Salianji: Marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara! Manja: Kemi tentuar, por s'ka pasur vullnet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In