• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E kam kaluar COVID”/ Pse zbulimi i Kryemadhit është një skandal dhe i ndëshkueshëm nga ligji

by Java News
25/11/2020 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Tema i ka kushtuar një shkrim kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila për herë të parë dje në një studio televizive pranoi se e kishte kaluar koronavirusin.

Ky lajm vjen në një kohë kur vetë Kryemadhi në shumë deklarata të saja nuk e pranonte se virusi ekzsiston dhe i bënte thirrje qytetarëve që mos të mbajnë maska dhe akuzonte shpesh herë edhe qeverinë.

Shkrimi i plotë i gazetës tema

Për muaj të tërë, Monika Kryemadhi iu ka mbushur kokën njerëzve që e ndjekin, se Covid nuk ekziston.

Ndaj, ajo iu ka bërë thirrje atyre që të mos mbajnë maska dhe asnjë masë parandaluese.

Por, e ftuar në emisionin “Open”, ajo ka deklaruar se ka qenë e infektuar me koronavirus.

Ajo tha se e mori vesh rastësisht, ndërsa operohej nga bajamet.

Zbulimi i saj, tregon një skandal, që është i ndëshkueshëm si krim.

Monika Kryemadhi ka qenë e infektuar minimumi dy javë dhe gjatë kësaj kohe, mund të ketë infektuar me dhjetëra persona, duke filluar nga Petrit Vasili, që e ndiqte pas ngado, i cili u infektua aq keq, sa rrezikonte dhe jetën.

Kryetarja e LSI-së në këtë rast ka bërë një krim të qëllimshëm, pasi nga një anë iu thoshte njerëzve të mos mbajnë maskë dhe distancë sigurie, se virusi nuk ekziston, nga ana tjetër ajo vetë ka qenë e infektuar.

Dhe këtë e ka zbuluar si pa të keq, madje dhe duke u mburrur, se është pythur në buzë me Ilir Metën, por këtë të fundit s’e ka gjetur gjë.

Për këtë rast ka reaguar edhe zv.kryeministri Erjon Braçe, i cili thotë se Monika Kryemadhi do të duhej të dënohej edhe me burg, për infektim të qëllimshëm.

“Nuk është turp të infektohesh, por është krim të infektosh, është krim të infektosh me dashje patjetër, por dhe nga paujdesia.

E thotë ligji dhe ligji duhet të zbatohet i njëjtë për të gjithë.

Ti thuash njerezve se, “Covid nuk egziston” si nisje e nje vargu marrezish te tjera;

Ti ftosh njerezit neper takime e ti grumbullosh, ti mbash aty, ashtu, pa maske e distance, pa e ditur-rasti lehtesues, nese je apo ka nder ta te infektuar;

Te perballesh me njerezit qe jane me maske, ta besh politike mbajtjen e saj, ti sfidosh edhe pse mbrojne veten e te tjeret, qofte edhe ty, tu kerkosh ta heqin masken ne ambjent te hapur kur ligji e rregulli eshte ndryshe;

Është krim! Po po, është krim.

Ndryshimet ne Kodin Penal, miratuar ne 16. 4. 2020, dekretuar nga shkelqesia e tij presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, date 22. 4. 2020, e thone qarte: Përhapja e sëmundjeve infektive- Kur kjo veper eshte kryer nga pakujdesia, denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet.

Po kjo veper, kur ka shkaktuar pasoja te renda per shendetin ose rrezik per jeten e njerezve, denohet me burgim nga tre deri ne tete vjet.

Pohimi i djeshem nuk ishte i ri;

Por ishte më i rëndi aman.

Ne kuptim te ligjit penal dhe akteve te kryera ne gjithe keta muaj, ne gjithe keto jave te renda per cdo shqiptar!

Nuk mund te kaloj si nje gje e zakonshme, nuk duhet tja pranojme kerkujt si normalitet!

Eshte krim dhe i qarte;

Aq i qarte sa izolimi i presidentit ne Pallatin e Brigadave pa spjegim, sa zenia e pistes se Liqenit per me shume oksigjen, te gjitha veprime normale ne dijeni te njeriut apo njerezve te infektuar.

Por nese per vete mbrohesh e mbron, po per njerezit e zakonshem qe i fton e grumbullon, pa asnje mase mbrojtese, pse e mohon, pse i mashtron, pse i ve ne rrezik ata vete e familjet e tyre?!

Nuk eshte politike kjo, ky eshte krim!

Eshte shume me teper se ajo ditelindja VIP, fund e krye e ndaluar nga ligji;

Eshte me teper sepse kane qene takime edhe me te medha e disa te tilla, kudo lart e posht, pa i matur kujt temperaturen ke dera, as prej verteti e as si rrene”, shprehet Braçe. /TemA

Next Post
Nuk është politikë, ky është krim moj zonja e marrëzive që Covid-in na i shite për heqje bajamesh

Nuk është politikë, ky është krim moj zonja e marrëzive që Covid-in na i shite për heqje bajamesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In