• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E ka nga tekja e rakisë”, Ylli për gjestin ndaj Valiev gjatë dorëzimit të medaljes: Të merren masa!

by A R
10/04/2025 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është shpallur kampion i Europës, në peshën deri në 74kg, por dorëzimi i medaljes ndaj tij u shndërua në një skandal.

Gjatë dorëzimit të medaljes zv/presidenti i Federatës Botërore dhe kreu i asaj ruse, Mikhail Mamiashvili ushtroi forcë dhe sipas KOKSH-it e ka quajtur Chermen Valievin edhe tradhtar.

Në lidhje me këtë ngjarje në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Fidel Ylli, President i KOKSH-it është shprehur se ky reagim i tij është si pasojë e konsumimit të alkoolit, pasi sipas tij nuk mund të ketë shpjegim tjetër.

Fidel Ylli ndër të tjera thekson se gjesti është shumë i shëmtuar, dhe KOKSH ka dalë në një deklaratë edhe ministrisë së Jashtme për të njoftuar gjithë trupin diplomatik si dhe gjithë institucioneve ndërkombëtare europiane dhe botërore që ndaj tij të merren masa.

Blendi Fevziu: Çfarë ndodhi me Valievin?

Fidel Ylli: Nuk është se ndodhi gjë. Valievi nderoi flamurin tonë, Shqipërinë,  veten e vet. Ka bërë një ndeshje spektakolare më një nga mundësat më të mirë të Republikës Ruse në finale, por ky person që është presidenti i Federatës Ruse të Mundjes, njëkohësisht zv/presidenti i Federatës Botërore ky është një nga mundësit më të mirë të Rusisë. Është tre herë kampion bote dhe tre herë Europe, por ky nuk e ka rastin e parë. Ky është akuzuar edhe në vitin 2004 se i ka bërë presion një gjyqtari që mundësi rus në Lojërat Olimpike të Athinës duhet të fitonte ndeshjen.

Blendi Fevziu: Zoti Ylli, i erdhi më shumë reagimi ngaqë Valiev ka mundur mundësin rus që ishte pjesë e Federatës së tij, apo e ka me faktin që Valiev përfaqëson Shqipërinë dhe jo Rusinë?

Fidel Ylli: E para e punës që Presidenti i Federatës Rusë nuk është rus, por është nga Gjeorgjia . Ai ka përfaqësuar Bashkimin Sovjetik dhe jo Rusinë dhe po të jetë puna për tradhëtar është ky që nuk pranoi të shkonte në Gjeorgji, por nejti në Rusi. Por ai nuk e ka nga kjo. Ai e ka nga tekja e rakisë se pi pak alkool se ai gjest nuk shpjegohet ndryshe.

Blendi Fevziu: Më fal , por është zv/presidenti i Federatës Botërore të Mundjes nuk flasim për një pijanec rruge.

Fidel Ylli: Gjesti është shumë i shëmtuar, është i dënuar. Ne kemi dalë në një deklaratë ja kemi çuar edhe ministrisë së Jashtme për të njoftuar gjithë trupin diplomatik. Gjithë institucioneve ndërkombëtare europiane dhe botërore që ndaj tij të merren masa.

Next Post
Në zgjedhjet e Durrëst dhe Elbasanit ndikon krimi? Harta e zonave të Kuqe të 11 majit

Në zgjedhjet e Durrëst dhe Elbasanit ndikon krimi? Harta e zonave të Kuqe të 11 majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Paradoksi shqiptar: Ndërtime rekord, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

December 22, 2025
Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaja tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

December 22, 2025
Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

Shehaj: Berisha tha që ne jemi opozita e opozitës e i shërbejmë Ramës dhe tani thotë se pse nuk erdhët në protestë

December 22, 2025
“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

“E njëjta pllakë gramafoni”, Demalia për protestën e PD-së: Këta janë qesharakë, çfarë misionari është Berisha?!

December 22, 2025
Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

Sondazhi/ Çupi: Ahmet Zogu vijon të jetë influencues. Bejko: Në 1997 u votua sepse…

December 22, 2025
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Ironia e Kreshnik Spahiut: Vetëm opozita shqiptare e shtyn revolucionin pas festave të gjelit të detit

December 22, 2025
Presidentja që pyet vonë dhe keq

“SPAK duhet lavdëruar për guximin”, Haxhiu për hetimet e fundit: Drejtësia po ngjall shpresë tek shoqëria

December 22, 2025
VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

VIDEO/ Tronditëse në Turqi, nxënësi plagos me armë drejtorin e shkollës pse e kritikoi! Arsimtari në gjendje të rëndë..

December 22, 2025
Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

Prej 13 muajsh në burg pasi protestoi për Gazën, ja historia e Teuta Hoxhës! Shqiptarja në grevë urie për Palestinën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In