Analisti Preç Zogaj, doke analizuar komentet e kryeministrit Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS për numrin e madh të të paraburgosurve në Shqipëri, e cilësoi paraburgimin si problem real dhe të drejtë.
Por Zogaj theksoi në emisionin “Të Paekpozuarit’ në MCN TV se Rama nuk e ka hallin për qytetarët, por për zyrtarët e lartë.
“Prec Zogaj: Ky është një problem real, i drejtë, është shtruar me vonesë, mendoj se ka zgjidhje. Nuk ka nevojë prë të ngritur alarme. Zgjidhja është, rekomandimet e Këshillit të Evropës, merren dhe shndërrohen në ligje. Janë propozuar zgjidhje. Por këtu ka një problem, Rama duket sikur me fenomenin real, që është shumë i rëndë për Shqipëri, paraburgosja ka të bëjë më së shumti me prokuroritë e rretheve, kërkon të mbushë topin, por në fakt e ka të adresuar kundër SPAK, por kjo nuk ka lidhje me SPAK. Këta me SPAK-un e kanë, me hetimin. Problemi është real. Rekomandimet e Këshillit të Evropës, të kthehen në ligje. Jam kundër paraburgimeve të papërligjura. Numri i të paraburgosurve është më i madh se i të burgosurve. Është një problem real. Por ky nuk e ka hallin tek ata, por aty lart”.











