• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E joshi dhe e çoi në hotel, dëshmia e nënës: Si e gjeta vajzën me shqiptarin nga Instagrami!

by
31/01/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga rasti i 40-vjeçarit me origjinë shqiptare që është arrestuar nga policia në Greqi pasi ka joshur një vajzë të mitur 14-vjeçare në Athinë. 40-vjeçari ishte mik i familjes së vajzës 14-vjeçare, gjithashtu me origjinë shqiptare. 40-vjeçari mohon që pasi e mori vajzën dhe e dërgoi në hotel të ketë abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren.  Por çfarë thonë dëshmitë?

Recepsionistja e hotelit tha se 40-vjeçari e kishte marrë me qira dhomën me një emër tjetër, ndërsa vetë autori, baba i dy fëmijëve të mitur, mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën. Ai ka deklaruar se e ndihmoi, pasi atë natë ishte shumë vonë dhe për shkak se nuk e dërgonte dot në shtëpinë e saj e mori në hotel. Drejtësia është në pritje të rezultateve nëse shqiptari abuzoi seksualisht me 14-vjeçaren. Më tej ai tha se vajzën e shikon si fëmijën e tij.

Denoncimin për zhdukjen e bëri nëna e vajzës. Ajo ka deklaruar se vajza doli me një shoqe dhe nuk u kthye dhe mungesën e saj e kishte konstatuar gjatë natës kur pa që nuk ishte në shtrat duke bërë denoncim. Një foto e hedhur në Instagram çoi policinë në hotelin që shqiptari e kishte dërguar. 40-vjeçari shqiptar rezulton i dënuar më parë për drogë dhe vepra të tjera penale.

“Unë e kam rritur vajzën time vetëm, pasi unë dhe babai i saj u divorcuam para se ajo të lindte. Babai i saj nuk e ka njohur. Unë dhe vajza kemi probleme me sjelljen e saj, pasi ajo shpesh del nga shtëpia, nuk kthehet në kohë dhe gënjen se ku shkon dhe nuk mund ta gjej. Prej disa kohësh, sigurisht që kishte ndërprerë daljet, çdo natë, por dy javët e fundit po bën sërish të njëjtën gjë. Ajo gjithmonë dilte nga shtëpia me shoqet. Kur nuk e pashë në krevat telefonova shoqen e saj.

Më tha se kanë dalë për të marrë ajër, se janë mërzitur në shtëpi. Gjatë bisedës sonë nuk dëgjova asgjë, asnjë zhurmë, asgjë brenda. Me fjalë të tjera, kuptova se nuk ishin jashtë. Prita, por deri në mëngjes nuk erdhi. Kërkova në celularin tim, se vajza nuk ka pasi ia vodhën dhe pashë që vajza ime e kishte lënë hapur Instagramin me emrin e përdoruesit (shqiptarit).

E shikova dhe pashë që kishte ngarkuar një “story” para disa orësh ku ishte bashkëngjitur edhe emri i hotelit në qendër të Athinës. Pastaj kuptova që vajza ime ishte me të në këtë hotel dhe as që mund ta mendoja se çfarë mund t’i kishte bërë. Njoftova policinë dhe shkuam atje. Ajo më gënjeu duke më thënë se ai ishte babai i një shoku të saj” u shpreh nëna.

/b.h

Next Post
Lajm i mirë/ Gjermania po shqyrton njohjen e patentave nga Shqipëria. Pa provime në teori dhe praktikë për të gjitha kategoritë

“A duhet miku"? DPSHTRR: Gjurmo lejen e drejtimit online. Ja hapat që duhen ndjekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In