• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E “izoluar” në Amerikë prej koronavirusit/ Blogerja shqiptare: Pse mezi pres të kthehem në Shqipëri

by Java News
20/04/2020 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Stela Sallaku

Kur e dëgjova fillimisht shprehjen “everything is bigger in Texas”, bëra sikur e kuptova më së miri kontekstin e fjalisë. Në fakt as që ia kisha idenë se do vërtetohej aq shpejt. Madje që sa zbret nga avioni dhe shkel tokën të duket se do humbasësh. Rrugët janë pafundësisht të gjera, por akoma më të mëdha janë parqet. Këto i kisha parë edhe në Google Maps, por për mikpritjen e banorëve nuk kisha asnjë ide.

Si hera e parë në Amerikë, isha kurioze të shihja veshjet e tyre. Nuk kam dashur ta vizitoj më parë, se s’më kanë pëlqyer kurrë udhëtimet e gjata si dhe të ndenjurit larg familjes për një kohë të konsiderueshme. E kam bindur veten gjithmonë se nuk do kënaqesha. As nuk do gjeja veten.

Që ditën e dytë pasi erdha, mësova se amerikanët nuk vishen për t’i pëlqyer askujt tjetër përveçse vetes së tyre. Mund të shohësh të shtunën paradite me pizhama dhe kafe në dorë teksa blejnë tek HEB ushqiime. Fillimisht kjo nuk më pëlqeu aspak. Jam mësuar të vizitoj vende plot me modë, rrugë të bukura me njerëz të veshur mirë. Por më vonë, fillova të mos i vë re. Sikur më pëlqeu ai vetëbesim i tyre për të mos e vrarë shumë mendjen.

Dyqanet janë të mëdha, thuajse sa një fushë golfi. Ka edhe qëndra tregtare të hapura, ku mund të gjesh vende të vogla që shesin veshje cilësore. Nuk kam blerë shumë këtu. Të gjithë më rekomanduan të prisja për uljet e çmimeve, ose t’i blija në butikët virtual.

Një gjë tjetër që mësova këtej ishte se unë nuk blej dot online, sado të mundohem. Duhet eksperiencë për të gjetur masën tënde, prerjen ose dhe ngjyrën.Ndryshe nga komshiu im, i cili bën shatërvane tek oborri i shtëpisë së tij. Me gurë dekorativë, plastikë, ujëvara të vogla, etj tek oborri i tij. Ai thuajse të gjitha i blen online. Madje edhe ushqimin e qenit.

Jo vetëm veshjet por dhe kafet janë ndryshe nga sa jemi mësuar në Europë. Përveçse janë me filxhanë të mëdhenj, kanë shije tjetër.

Në 25 mars, ime më më shkruan tek grupi i familjes në Whatsapp. Pastaj im vëlla dhe të gjithë të tjerët më vonë. Donald Trump kishte deklaruar se do mbyllte kufijtë e Amerikës për shkak të pandemisë globale. Më kapi një ndjenjë ankthi dhe paniku. Kisha planifikuar të udhëtoja për në Europë në prill. Por dukej se ai plan ishte zhdukur si hije në diell.Amerika nuk është e lirë për të jetuar. Dhe situata e mbylljes brenda nuk e favorizon aspak.

Sado i bukur dhe luksoz të jetë izolimi, ngelet izolim. Edhe në Canada, Francë, Itali, Angli, Australi apo Amerikë. Të gjitha ëndërrat amerikane duket se kanë shtypur padashje atë butonin “pause”.Po të më thonin para një viti që do qëndrosh për 4 muaj në një vend të ri, larg familjes dhe miqve, s’do e besoja kurrë.

4 muaj më vonë, më duket se jam familjarizuar me “everything is bigger in Texas”. Por gjithsesi nuk doja të rrija jashtë afatit të lejuar, sado tunduese të jetë. Tani dua të kthehem në Shqipëri, por më vonë, do doja të vija prapë. Si turiste, kuptohet.

Next Post
Rama publikon hapat: Ja si duhet të veprojnë bizneset për të marrë leje në e-Albania

LISTA/ 55 bizneset që do të vijojnë të mbeten të mbyllura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In