Edhe këtë fundjavë në të gjithë vendin po respektohen të njëjtat fasha oraresh për lëvizjen. Në fillim kanë qenë pensionistët dhe më pas fëmijët nën 14 vjeç të shoqëruar nga nënat që kanë shëtitur në rrugët dhe parqet e vendit.
Për banorët e kryeqytetit, liridalja pa kufizime është ende larg,pasi çdo ditë regjistrohen raste me Covid-19.
Duke filluar nga e kjo e hënë pothuajse i gjithë vendi do të jetë zonë e gjelbër. Berberët, qendrat estetike, dhe klinikat dentare do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën masa të rrepta higjieno-sanitare.
Vetëm 6 bashki që janë ende zona të kuqe lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve do të kryhet me autorizim.
Banorët e zonave të kuqe nuk do të lejohet të hyjnë në zonat e gjelbra. Postblloqe policie do të ndalojnë hyrjen e qytetarëve nga qytetet që ka ende të infektuar aktivë.
/a.r