• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E hëna afati i fundit/ Fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar në Nju Jork

by Java News
01/10/2021 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna.

Në bazë të rregullit të ri, punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e tyre të parë të vaksinës kundër Covid-19.

Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut Bill de Blasio tha se ishte i kënaqur me pjesëmarrjen në këtë fushatë vaksinimi deri më tani.

“Jemi shumë të lumtur që po shohim rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në sistemin tonë të shëndetit publik, i cili ka qenë heroik gjatë gjithë luftës kundër Covid-19. Dhe deri më tani, jemi mjaft mirë edhe me spitalet tona vullnetare dhe private”, tha ai.

De Blasio u bëri thirrje punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që të vaksinohen.

“Njerëzit u përgjigjen afateve. Në minutën e fundit, ata po vaksinohen. Natyrisht që do t’i mirëpresim të gjithë ata që vendosin të vaksinohen. Gjërat po ndryshojnë në çdo orë”, tha ai.

Gati 100% e infermierëve dhe mjekëve janë vaksinuar plotësisht, tha Presidenti i kompanisë “Shëndetësia dhe Spitalet eNju Jorkut”, Dr. Mitchell Katz. Kompania e tij operon spitale dhe klinika publike në qytetin e Nju Jorkut.

“Mbi 95% e infermierëve të spitaleve dhe klinikave tona janë vaksinuar. Afër 98, 99% e mjekëve të mi kanë rënë dakord të bëjnë vaksinën. Të gjitha objektet tona janë të hapura dhe plotësisht funksionale”, tha ai.

Një terapiste nga Nju Jorku, e cila nuk dëshiron të vaksinohet ka marrë një justifikim të përkohshëm fetar. Ajo thotë se është e bindur se një gjykatës do të vendos në favor të saj gjatë shqyrtimit të kësaj çështje në tetor.

“Kërkesa ime për t’u përjashtuar nga detyrimi për t’u vaksinuar bazohet kryesisht në justifikimin fetar, në faktin se, siç thashë, kam punuar me pacientë me Covid-19 për një vit e gjysmë dhe nuk u infektova. Unë besoj se Zoti më mbrojti gjatë gjithë kohës që punova në spital”, thotë terapistja Anna Petti.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se ajo është e gatshme të marrë veprime të tjera për të shtuar numrin e punonjësve shëndetësorë nëse është e nevojshme.

“Unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të më dhënë fuqitë emergjente të nevojshme për të trajtuar mungesat në sektorë të caktuar. Kjo do të më jepte mundësinë për të dislokuar personelin mjekësor të Gardës Kombëtare, për të angazhuar personelin mjekësor, që ka dalë ne pension, dhe për të sjellë këtu njerëz nga zona të tjera”, tha guvernatorja e Nju Jorkut.

Fushata e re e vaksinimit pason vendimin e një gjykate federale këtë javë se qyteti i Nju Jorkut mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë personelin e shkollave publike.

g.kosovari

Next Post
“Rrezikoni marrëdhëniet dypalëshe”/ SHBA ia bën të qartë Turqisë: Mos blini armë nga Rusia, përndryshe…

“Rrezikoni marrëdhëniet dypalëshe”/ SHBA ia bën të qartë Turqisë: Mos blini armë nga Rusia, përndryshe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In