Jo vetem individualisht, por edhe zyrtarisht LSI-ja, parti kjo e Presidentit Ilir Meta, eshte rreshtuar kunder SHBA-se. Pas akuzave te renda si te “korruptuar nga droga”, “te paftyre”, “pazarexhi”, “tepsixhinj” etj., te bera ne adrese te amerikaneve nga nivelet me te larta drejtuese te LSI, duke filluar qe nga kryetari i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili, Sekretari Luan Rama, dhe deputet te tjere, ka qene edhe radha e ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani per te sulmuar ambasadorin amerikan në Shqipëri Donald Lu, duke i thene se po flet “pallavra” per punen e kryeprokurorit te perkohshem. Manjani, nje figure ky e njohur anti reformes ne drejtesi, qellim per te cilin Meta largoi ish ministrin e drejtesise Nasip Naço, duke e zevendesuar ate me Manjuanin, ka mundur ta ruaje profilin e tij kunder perendimit sa i perket reformes ne drejtesi. Kete e ka bere edhe kur reforma ishte ne hapat e fundit per t’u miratuar ne Kuvend, por edhe me pas. Natyrisht edhe sot e ruan kete profil, pavaresisht fjaleve qe perdor per t’u shprehur ne postimet e tij qe shpesh jane larg nivelit etik.
Ambasadori Lu ne kunderpergjigje te deklaratave te LSI u shpreh sot se reforma në drejtësi nuk ka vdekur por se ka vdekur mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë. Por Manjani kembegul se reforma ka vdekur që në nisje.
“Ja dokumenti që tregon se sa e vdekur dhe e mbaruar është reforma që në nisje! Nuk ka emra për KLP, pa të cilën s’ka as Prokuror të Përgjithshëm! Ka qenë insistimi i ambasadorëve që të kishim “shoqërinë civile”, të përfshirë. Ja rezultati! Të tjerat janë pallavra!”, shkruan Manjani.