Sipas shifrave të IPR Marketing, kryeqyteti do t’i rikthehet të majtës ndërsa bashkimi i votave të PS me LSI e çon në ASHE në kuotën e 55%.
Sondazhi që ka pasur në fokus edhe kryeqytetin si bashkinë më të rëndësishme të vendit tregon se votat për partitë në Tiranë shkojnë shumica për Partinë Socialiste e cila merr 44%.
Ajo pasohet nga Partia Demokratike 30% ndërsa LSI merr 11% të votave të kryeqytetit dhe komunave të tjera që me reformën territoriale do t’i përkasin Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë, votat për secilin kandidat ndahen në:
Erion Veliaj 51%, Halim Kosova 33%, Gjergj Bojaxhi 11%, Sazan Guri 3%, Arben Tafaj 1.5% dhe Dhimitër Muslia i PKD, 1%.
Sondazhi u krye në datat 10-15 qershor 2015, marzhi i gabimit është ±3.2% në nivel lokal dhe ±2.5% në nivel kombëtar.