Presidenti i Republikës Bujar Nishani po zhvillon një takim me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Takimi mes tyre mësohet se po zhvillohet në Presidencë, ndërkohë që lidhur me këtë takim nuk ka ende një njoftim nga institucioni i Kreut të Shtetit.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij takimi, por dyshohet se vjen pas situatës së tensionuar politike në vend, debateve të shumta dhe raportit të OSBE-së. Po ashtu mendohet se mes tyre po diskutohen edhe projektligjet e rrëzuara nga Nishani, konkretisht ligji për turizmin dhe arsimin e lartë.
Sakaq, pritet që në përfundim të takimit të mësohet diçka më shumë rreth asaj që është diskutuar mes dy palëve.









