Po vijon konferenca e shtypit e dy kryeministrave. Edi Rama sapo deklaroi se një top futbolli të na kthejë në pikën zero.
Fjala e Ramës:
“Ne kryem brenda 6 muajsh vizitat reciproke në të dyja vendet në nivel kryeministrash. Pavarësisht se jemi larg dakordësisë në të gjitha pikat, sot shqiptarët dhe serbët kanë mundësi ta kthejnë kohën në paqe në rajon dhe më gjerë. Vullneti ynë është i palëkundur, në axhendën e një rajoni pa kufinj, ku mes shqiptarëve dhe serbëve të bjerë barriera historike. T
ë gjitha barrierat që na kanë penguar deri sot ta projektojmë së bashku të ardhmen, jo thjesht politikisht, por konkretisht, përmes hartimit bashkarisht dhe mbështetjes së përbashkët të projekteve. Dhe të shumëfishojmë energjitë pozitive që kaq shumë i duhet popujve tanë. Kam bindjen se suksesi ynë i përbashkët është e vetmja rrugë në këtë rajon ku jetojnë kaq të ndërlidhur fatet. Fakti që një top futbolli desh na rrokullisi në pikën zero është shembull i brishtësisë. Pavarësisht se ka mes nesh një mal mos dakordësie për Kosovën.
Nga ana tjetër ngjarja në Kumanovë tregoi brishtësinë e paqes në rajon. Ne jemi kundër çdo forme të shfaqjes së ksenofobisë, dhe dua të theksoj fort se të gjitha vendet duhet të distancohen nga thirrjet që nxisin fjalë të tilla. Kjo i përket një Ballkani të së shkuarës dhe nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për Ballkanin e nesërm. Ne e dimë që paqja në rajon është e frymëzuar nga fryma e Bashkimit Evropian.”









