• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Fier, policia zbardh identitetet dhe dinamikën

by A R
08/01/2016 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik mbrëmjen e sotme, ndërsa forcat e policisë janë vënë në gadishmëri për të zbardhur një krim të orëve të fundit. Mësohet se një trup i vrarë me automatik është gjetur pranë kopshtit zoologjik në Fier, në autostradën Lushnje-Fier.

Pas këqyrjes në vendngjarje, policia ka gjetur edhe dy persona të tjerë të plagosur që mesa duket janë të vetmit dëshmitarë të rastit.

Ndërkohë, burime nga Fieri bëjnë me dije se përveç automjetit të viktimës që është djegur, një tjetër makinë e shkrumbuar është gjetur në Vajkan, e cila mendohet t’i përkasë autorëve.

Policia thotë se të plagosurit janë Elton Margariti dhe Klement Kastrati. Ndërkohë, i vdekuri dyshohet të jetë Denis Kasa, 44 vjeç.

Njoftimet e fundit nga policia bëjnë të ditur se dy të plagosurit kanë qenë në një makinë me viktimën, Benz me targa AA 414 LC ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë, te kthesa e Mullirit të Artë.

Autorët e atentatit duket se kanë mirëpërgatitur ngjarjen. Ata kanë ndjekur tre shokët që udhëtonin me automjetin tip Benz Evo që nga Tirana deri në hyrje të qytetit të Fierit.

Kur automjeti i tyre ka hyrë në vendin e quajtur “kthesa e Mullirit të Artë” ka pasur shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i vdekur Denis Kasaj, 44 vjeç nga Patosi. Ndërsa u plagosën Elton Margariti, 42 vjeç nga Patos dhe Klement Kastrati, 31 vjeç nga Fieri.

Kasaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Benz”, ndërsa një prej të plagosurve ishte shofer kurse tjetri ishte ulur në sediljen e pasme.

Në vendngjarje janë gjetur dy armë kallashnikov, njëra në makinën ku udhëtonte viktima, ndërsa arma tjetër u gjet pak metra larg makinës.

Makina ku u gjet viktima është përfshirë nga zjarri dhe policia thotë se ende nuk është verifikuar nga ka ardhur dhe po punon për rindërtimin e plotë të skenës së krimit.

Dyshohet se autorët pasi kanë qëlluar me armë, janë larguar me një automjet tip “Toyota” me targa të huaja, të cilën e kanë djegur në mes të një are rreth 1 kilometër nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon ipër zbardhjen e ngjarjesm ndërsa forcat e policisë lokale dhe FNSH-së së Fierit kanë nisur kontrollet në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

 

Next Post

Skandaloze | Prokurori kosovar për sheriatin: “T'u presim duart atyre që vjedhin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In