• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E FUNDIT/ Muzika botërore në zi, vdes Dolores O’Riordan, ylli i “Cranberries”

by S M
15/01/2018 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kengetarja irlandeze Dolores O’Riordan ka vdekur sot papritur ne moshen 46 vjeçare. Keshut njoftoi agjentja e saj Lindsey Holmes, duke hedhur ne deshperim mijera fansa te kengetares se famshme e cila njihej sidomos si vokali lider i grupit te njohur te viteve ’90 “The Cranberries”.

Poster i koncertit te Dolores O’Riordan ne Tirane.

Dihej se kengetarja vuante nga hernia dhe ishte terhequr nga koncertet, por shkaku konkret i vdekjes ende nuk behet i ditur. Familjaret jane shokuar nga lajmi dhe i kane kerkuar publikut te respektoje privatesine e tyre. Para disa vitesh Dolores performoi edhe ne Tirane ne nje koncert magjik dhe te paharrueshem.

Në fund të viteve ’80, këngëtarja po kërkonte një bandë me të cilën të këndonte. Tre pjesëtarët e grupit, të cilët deri në atë kohë luanin në një grup të quajtur “The Cranberry Saw Us” për tetë muaj rresht, humbën këngëtaren e tyre të vjetër që mesa duket i hapi rrugë, karrierës së Dolores. Që në takimin e parë, Dolores interpretoi me tastierën e saj disa këngë që njëri prej pjesëtarëve të grupit kishte shkruar më parë. Vetëm pak javë më vonë, formacioni, tashmë me një këngëtare të re, regjistruan disa demo, të cilat u shpërndanë në kompani të ndryshme regjistrimi, për të parë se nga cila prej tyre do të merrnin përgjigje. Daljet e para i patën në lokale, ku interpretonin live, pastaj në sheshe të vogla, derisa më në fund morën përgjigjen për realizimin e albumit të tyre të parë. Pas tij do të vinin albume të tjera, të cilat do të kishin një sukses global, me shumë disqe platini të fituara dhe rreth më shumë se 32 milionë kopje të shitura, si edhe qindra turne në mbarë botën. Ata ishin të suksesshëm, por nuk harruan kurrë që nisën gjithçka nga një gjë fare e vockël, e megjithatë, Dolores, me një vokal të fortë, ishte tashmë absolutisht një divë, e cila këndonte me një prej grupeve më të suksesshme të muzikës së viteve ’90.

Ata realizuan së bashku plot tetë albume që nga viti 1992 deri në vitin 2002, midis të cilëve gjendet edhe e famshmja “Zombie”, një produksion muzikor mjaft i njohur edhe në Shqipëri.

“Zombie” është një këngë proteste, e realizuar në vitin 1995, ku grupi protestonte për kushtet e tmerrshme të të burgosurve irlandezë në burgjet e Britanisë së Madhe. Kjo këngë ka qëndruar në majë të klasifikimit amerikan për rokun modern për gjashtë javë, në dhjetëshen më të mirë franceze për nëntëmbëdhjetë javë e dhjetëra hit pareide të tjera, si edhe i ka dhënë grupit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Music Awards, çmimin e këngës më të mirë.

 

Next Post
Eneda Tarifa largohet nga “Portokalli”: Ja pse më hoqën

Eneda Tarifa në prag divorci pas 18 vitesh martesë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In