Kotzias nderpret viziten ne vendin tone. Nje vendim i papritur, i cili lë në mes axhendën e neserme te tij, ku perfshiheshin dy takime të tjera zyrtare. Shkaku mendohet të jetë debati ne parlamentin grek, per marreveshjen me kreditoret nderkombetare, qe e ka futur ne veshtiresi serioze kabinetin Cipras.
Ambasa greke nxorri në mbrëmje kete njoftim: “Ju kërkojmë ndjesë, por për shkak të largimit të parakohshëm të Ministrit të Jashtëm grek, N. Kotzias nga vendi, do të anulohen dy takimet e tij të parashikuara për nesër në Hotelin Sheraton”.