(Update) Në orarin e paracaktuar, 14:15 të pritjes zyrtare, ka mbërritur në kryeministri kancelarja gjermane Angela Merkel ku është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në tapetin e kuq të shtruar përpara kryeministrisë, ka qenë personalisht kryeministri Rama që ka pritur kancelaren gjermane.
Nga ana e saj kancelarja sapo ka zbritur ka pershendetur shqiptaret e shumte te mbledhur perpara kryeministrise.
Kancelarja Angela Merkel prek tokën shqiptare
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka prekur tokën shqiptare. Aivioni i kancelares zbriti në orën 13:30 në aeroporin Nënë Tereza, ndërsa po e pret kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar.
***********
Axhenda e kancelares Merkel në Shqipëri
13:50 – Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
14:15 – Nis ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë, për të vijuar më tej në godinën qeveritare.
15: 40 – 16:10 – Do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.
16:10 – 16:40 – Kancelarja Merkel do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
17:00 – 18:00 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel do drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike gjermano-shqiptare.
Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare
12:00 – 13:45 – Zhvillohet dy panele në Konferencën Ekonomike gjermano-shqiptare që do të mbahet në ambientet e “Tirana Business Park”.
15:00 – 18:00 – Nis sërish Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare.
Rrugët që bllokohen
Nga ora 10:30 -14:30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjetër do të vazhdojë normalisht).
Nga ora 13:30 -14:30
segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara. Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” – Rruga e “Durrësit”. Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12:00 deri në orën 19:00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.