SPAK ka arrestuar në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin. Ai akuzohet për privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani, atje ku sot janë ndërtuar pallate shumëkatëshe.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për shtyp në or 21:00, pas ndalimit të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të familjes së tij, nga policia në Rinas pak momente më parë.
SPAK po e heton këtë çështje prej 2 vitesh.
Ky procedim penal është regjistruar mbështetur në kallëzimin e paraqitur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë.
Në kallëzimin e depozituar nga Taulant Balla akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, e ish-ministri i mbrojtjes, Arben Imami.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.
/a.d












Ky është thjeshtë RRUSHI, mbasi vetëm për atë është futur në këtë familie.
Është vegël qorre, e përdorur nga familia mafioze e Sali Berishes.
Keqardhje për prejardhjen nga e ëma e tijë, si një familie e vjetër e fisnike.
Gjithsesi, duhet të paguajë, për sa ka vjedhur e abuzuar në kurriz të këtijë populli e këtijë vendi.