Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla po mban një takim me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika.
Ky takim vjen vetëm dy ditë pasi gjykata, me kërkesë të prokurorisë pezulloi nga detyra Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë Haki Çako, në kuadër të hetimit për paisjen përgjuese.
Kjo çështje mendohet të jetë edhe fokusi i këtij takimi midis dy zyrtarëve.
Ndërkohë në takim janë të pranishëm edhe Kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim hajdarmataj, si dhe Kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha./a.m.