Ish-ministri Saimir Tahiri ka mbërritur në burgun “313-ë” në kryeqytet.
“BalkanWeb” raporton se ish-ministri është vendosur në godinën nr.2, në këtë ambient të vuajtjes së dënimit. Vlen të përmendet se Apeli i GJKKO vendosi 3 vite e 4 muaj burg për Tahirin. Ai u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikastrin e Ministrisë së Brendshme.