• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Imami dhe Topalli: Kërkojmë shkarkimin urgjent të Bashës

by Java News
29/05/2017 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë qenë më tepër sesa të ashpër me kreun e PD ditën e sotme. Në një dalje të përbashkët për shtyp, dy figurat e larta në Partinë Demokratike kanë kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Topalli dhe Imami thanë se kjo nuk është Partia Demokratike historike. Sipas tyre, për llogari të interesave familjare dhe klienteliste, kreu i PD ka përpiluar një listë të familjes “Basha”.

“Nga data 26 maj, kjo nuk është më PD e dhjetorit të 1990. Shpirti i PD është zëvëndësuar me shpirtin e ftohtë të republikës së re. Basha mban logon e PD dhe e menaxhon partinë sipas një modeli klientelist dhe familjar. Me këtë model Rama do të sundojë shumë gjatë. I kam fal PD-së 20 vitet e jetës”, tha Topalli.

Arben Imami shkoi edhe më tej kur kërkoi mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Bashës, i cili sipas tij ka shkelur rëndë statutin e PD.

“Gjendja e krijuar pas publikimit të listave ka krijuar një shqetësim të madh, probleme serioze, reagim qytetar, të militantëve të partisë, të kandidatëve që janë në lista. Ne e kuptojmë që mesazhi i tyre është nuk mund të largohet Rama duke shkatërruar PD-në. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm, në shkelje të statutit, në shjelje të çdo procedure normale, është marrë në shkelje me ligjin dhe ky fakt është nul.Kërkojmë mbledhjen e formumeve të PD, shkarkimin e personit përgjegjës, në këtë rast, zotin Basha“, u shpreh Imami.

Arben Imami shtoi se duhet vepruar tani, pasi 26 qershori do jetë vonë.

“Data 26 qershor është shumë vonë, nëse nuk veprojmë. Duhet të veprojmë para datës 26 qershor, pasi atë ditë do ketë përfunduar çdo gjë”, tha Imami

Topalli deklaroi se është koha për të nisur një betejë kundër Bashës, Ramës dhe Metës. Topalli tha se ka qenë kundër Bashës që në kohën kur ai zbriti për herë të parë nga avioni dhe u kthye në Shqipëri, rezerva të cilat sipas saj i di dhe zoti Berisha.

“Kam qenë që ditën e parë që ditën kur zbriti nga avioni. S’e kam mbështetur asnjëherë, Jam pasur rezerva të mëdha, ikam thënë publikisht. Kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën. Është koha për filluar betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, pasi vendi po shkon drejt greminës. Ia kam thënë personalisht se kam shumë diferenca me Bashën. Basha po e fundos forcën më të madhe të vendit. Berisha i di mendimet e mija”, deklaroi Topalli.

Next Post
FOTOT/Francesca Cipriani, premton të jetë shpërthyese këtë verë

FOTOT/Francesca Cipriani, premton të jetë shpërthyese këtë verë

Comments 2

  1. ALBANI says:
    9 years ago

    keta jan filma te konsumuar me keq seq esht e degraduar dhe PD

    Reply
  2. Besjana says:
    9 years ago

    Republike e Shfrenume, Republike e korrupsionit , Republike e Klientistave te Bashes. Me kete Republike nuk qeveriset populli shqiptar. Basha pranoje humbjen dhe leri radhen te tjerve. Gjithsesi znjt.Topalli nuk eshte se do besh as ti me shume se Basha. Vajmedet

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

January 18, 2026
Pas përleshjeve vdekjeprurëse, Trump njofton armëpushim mes Tajlandës e Kamboxhias

Si do të funksionojë Bordi i Paqes së Trump, Bloomberg: 1 mld $ për anëtarësi të përhershme

January 18, 2026
Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In