Arrestohet nga FNSH autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Prekal të Dukagjinit. Autori Sokol Mjacaj u kap në një shkollë në Grudë të Re. 20-vjeçari Sokol Mjacaj ishte në ndjekje nga policia që mbrëmë.
Mjacaj dyshohet se është autori i vrasjes së dy turistëve çek 2 në Dukagjin.
Kush është Sokol Mjacaj?
Sokol Mjacaj, 20 vjeç lindur dhe banues në fshatin Lutaj të Dukagjinit është autori i vrasjes së dy turistëve çekë mbrëmjen e së premtes.
Ai ishte shpallur në kërkim nga ana e policisë, teksa është rrethuar edhe fshati Grudë e Re në Shkodër në një operacion të drejtuar nga kreu i policisë Haki Çako.
Policia ka kryer verifikimet e duhura dhe është e vërtetuar shkencërisht përmes gjurmëve në brendësi të makinës se 20 vjeçari është autor i vrasjes makabre. Sipas policisë autori ka pasur qëllim grabitjen e makinës. Në një operacion të nisur nga mbrëmja e djeshme policia është duke kërkuar për 20-vjeçarin në zonën e Grudës. “Policia i bën thirrje banorëve të mos strehojnë autorin dhe të kontribuojnë në kapjen e tij”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Edhe pse 20 vjeç Mjacaj, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010. I riu ka bërë pesë vjet burg dhe ka dalë nga burgu para një muaji.