Agjencia hapësinore NASA ka vendosur të testojë mbrojtjen e planetit kundër asteroidëve që mund të godasin planetin në të ardhmen. Testimi do të zhvillohet duke përplasur një anije të vogël kozmike në një asteroid të parrezikshëm javën e ardhshme.
Gjatë testit të parë DART do të fluturojë në një asteroid që nuk përbën kërcënim për Tokën.
Një zëdhënës i NASA-s tha: Misioni DART është një test kyç që do të kryejmë përpara se të paraqitet ndonjë nevojë aktuale, duke përgatitur më mirë mbrojtjen tonë nëse zbulojmë ndonjëherë një asteroid në një kurs përplasjeje me Tokën./m.j