Një video alarmuese ka marrë vëmendjen e mijëra personave në momentin që është publikuar në YouTube nga Daniel Garret.
Vajza e tij 4 vjeçare, ishte duke filmuar veten në telefon teksa po belbëzonte në shtratin e saj herët në mëngjes, para se të shkonte në dhomën e tij.
Sipas DailyStar, kur babai i saj Daniel po shikonte videon më vonë, mund të dëgjonte një zë të thellë mashkulli në sfond, teksa vajza e tij vazhdonte të bënte zëra të lartë tonimi.
Po ashtu, në video shihet qartë se si në shtratin ku ishte vajza, mbulesa e saj filloi të lëvizte.
Në videon e postuar, Daniel thotë “ Ajo po belbëzonte si një fëmijë që është, e kur ndalon ju mund të dëgjoni një zë mashkulli që këndon së bashku me të, ndërsa mbulesa e shtratit fillon të lëvizë, e po ashtu në fund dëgjohet një zë teksa thotë “, Je shumë qesharake”.
Daniel tha se jetojnë të vetëm në shtëpi, vetëm ai dhe vajza e tij dhe asnjëherë më parë nuk i kishte ndodhur diçka e tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=9oVnC1qy08o









