• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E drejta” për të vrarë si demokrat

by Mero Baze
14/05/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse një vrasës polici është fotografuar  me një deputetë në një fushatë elektorale, nuk është e thënë që deputeti të jetë doemos I përzier me atë kriminel.
Ka shumë raste që tipa të tillë u ngjiten deputetëve apo figurave publike për tu fotografuar dhe për të forcuar statusin e tyre publik.

Rasti I Luan Baçit nuk do t’ia vlente të komentohej më gjatë nëse nuk do të kishte folur vet deputeti Baçi.
Por deklarata e deputetit Baçi, është e rënd.

Ai jo vetëm që e njeh autorin por vë baste se ai është dhe njeri I mirë, I ndershëm, familjar dhe mbi të gjitha demokrat.

Gati gati sa nuk thoshte që fal këtyre cilësive ai ka të drejt dhe të vras. Madje shtonte se dhe babai I tij dhe familja janë demokrate, ndërkohë që ne media ka lajme se disa prej tyre janë të dënuar për vrasje.

Dhe është interesante se si deputeti nuk shpreh asnjë keqardhje për policin e vrarë, por vetëm fjalë të mira për vrasësin.
Kjo ka dy shpjegime.

I pari është që Luan Baçi si deputet është peng tek vrasësi dhe rrethi I tij familjar dhe nuk guxon të distancohet prej tyre as pasi ai ka bërë një gjëmë publike kundër një polici në krye të detyrës thuajse pa shkak.
Kjo pastaj  I shpjegon të gjitha, lavdërimet e tij për vrasësin, vlerësimet e tij superiore si “familjar” demokrat etj.

Dhe si një deputet I opozitës me një varësi kaq të madhe nga një vrasës ordiner, ai tregon se opozita ka përfunduar të shpresoj tek klane kriminale, të dëshpëruara që nuk kanë çfarë humbasin.

Shpjegimi I dytë është dhe më I rënd. Këta janë gati të amnistojnë apo ti dalin zot gjithkujt që vret një policë apo figurë shtetërore, me shpresë se kështu mund të ngjallin terror. Ky në të vërtet është stili I Berishës, I cili kurrë nuk implikohet direkt në urdhërim vrasjesh apo dhunimesh, por u del zot kriminelëve që e bëjnë këtë më pas.

Unë besoj se zoti Baçi I përket më shumë skenarit të parë, që nuk guxon të distancohet nga vrasësi për shkak të lidhjeve me të. Ky është version dhe më I thjesht për tu kuptuar nga vet Baçi. Nuk besoj se ai është I sofistikuar sa Berisha dhe ta ketë mbajtur atë qëndrim I motivuar nga nevoja për të inkurajuar vrasje të  figurave shtetërore si një lloj terrorizmi politik.

Ndaj në këtë rast më shumë se sa dhimbja për një polic të vrarë kot, pa asnjë motiv, duhet të na shqetësoj pafuqia e politikës për tu ndarë nga krimi dhe kur lidhja është flagrante. Të paktën këta socialistët nuk mbrojnë asnjë tjetrin kur I kap ligji e jo më vrasës ordiner.

Rasti I deputetit Baçi, që flet për kriminelin sikur të ishte Avni Rustemi, duke theksuar se mbi të gjitha ai është “demokrat I shkëlqyer”, është tregues I pafuqisë politike të opozitës e cila nga një anë tenton të akuzoj qeverinë për lidhje me krimin dhe vet I del zot dhe një krimineli ordiner, vetëm se është demokrat. Mendo sikur vrasësi ta kishte dhe emrin Luan, sa i fort do dukej.

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Rama në Athinë, opozita jonë ‘mbron’ Mitsotakis nga Edi e Bubulina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In