Interi duket se ka filluar të lëvizë për merkaton dhe gjithçka do të fillojë nga rinovimet. Pak më parë Mançester Siti shfaqi interes për qendërmbrojtësin Skriniar. Megjithatë, zikaltërit kanë nxituar të marrin masa dhe të blindojnë mbrojtësin.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Inter dhe mbrojtësi kanë një marrëveshje për rinovim. 3 milionë euro në vit do të përfitojë sllovaku, përfshirë këtu edhe bonuset. Me këtë lëvizje, drejtuesit zikaltër kërkojnë që 24-vjeçari të harrojë për momentin milionat e Sitit. Nga ana tjetër, Skriniar e ka shprehur gjithmonë dashurinë për fanellën zikaltër. / i.h