• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E doja këtu”, ironia e Kadillit: Shpresoj që Basha nuk u largua se ka orën e gjumit

by Fatbardh Kadilli
17/07/2021 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatbardh Kadilli

Faleminderit delegatë durimmëdhenj që jeni ende në sallë. Faleminderit për seriozitetin.

Shpresoj që Basha nuk u largua se ka orën e gjumit, por se ka nevojën e reflektimit

Çdo delegat është në këtë kuvend për një përgjegjësi më të madhe se vetja. Pa këtë vetëdije, pa këtë bindje, askush nga ne nuk ka çfarë u thotë as demokratëve, as opozitarëve as qytetarëve.

Pa kuptuar këtë mision ne nuk kemi asgjë të re për ti thënë Shqipërisë.

Ne të gjithë kemi një detyrim – ta bëjmë PD më të madhe se vetja.

Të kuvendojmë si demokratë!

Ajo çfarë po bëjmë sot në këtë kuvend është ajo që do tu themi qytetarëve nesër. Mbi atë seriozitet dhe aftësi reflektimi që dëshmojme sot ne do të jemi propozimi i të ardhmes. Atë pasion për lirinë që jemi të zot të dëshmojmë sot në këtë Kuvend, atë hapësirë lirie që do të respektojmë për veten në këtë Kuvend do të ofrojmë si garanci tonën për lirinë që do tu propozojmë qytetarëve nesër. Nga forca e bindjeve dhe e sjelljes demokratike që dëshmojmë sot në këtë Kuvend do të burojnë garancitë e demokracisë për qytetarët nesër.

Ne sot duhet të shpallim se do të jemi të parët që të vendosim primaret si rregull i zgjedhjes së çdo drejtuesi politik dhe i çdo kandidati për bashki dhe parlament. Se do të forcojmë votën e anëtarit për të çmontuar vulën e Kryetarit.

Ne sot duhet të vendosim rregullat që ndajnë udhëheqjen politike nga drejtimi administrativ i partisë.

Ne sot duhet të mandatonim një projekt politik me afat, të shpallnim mbështetjen për Kryetarin që të na drejtojë deri në zgjedhjet e radhës jo te duartrokasim mandatet e pakufizuara të kryetarit.

Ne sot duhet të nxisim dhe inkurajojmë çdo demokrat, çdo opozitar të vjetër dhe të ri që të krijojë seksionin e tij, forumin e tij, strukturën e tij vetvepruese.

Keto nuk ndodhen. Dhe kjo e ben kete Kuvend te jashtezakonshem, nje Kuvend me pak se te zakonshem.

Askush të mos mendojë se ketu jemi për veten, për forcën tonë politike dhe as thjesht për të përcjellë mesazhin politik të ditës. Nuk mund të mburremi si viktima kur jemi përgjegjës. Analiza për shitjen e votës na bën përgjegjës që nuk i dhamë vlerë votës. Ne nuk jemi viktimat. Viktimat janë ata që e shitën votën se ne i lamë ta shkëmbejnë shpresën me një thes me miell

Çdo gjë që bëjmë dhe themi këtu, në këtë Kuvend, është shpallja e asaj që jemi ne, është shpallja e asaj që mund të jemi dhe të bëjmë ne.

Ne duhet të jemi më shumë se vetja që ta bëjmë PD më të madhe se vetja.

Të kuvendojmë si opozitarë!

Ne sot denoncojmë Edi Ramën dhe pushtetin që është kërcënim për demokracinë. Ne denoncojmë deformimin e zgjedhjeve që po e gërryen dhe po i heq kuptimin demokracisë. Ne denoncojmë pushtetin për korruptimin e thellë dhe të gjithanshëm. Ne denoncojmë Edi Ramën dhe pushtetin që në aleancë me politikën më të keqe, me biznesin më të keq, me median më të keqe, me profesionistët më të këqinj, që në aleancë me më të këqinjtë e më të këqinjve, kriminelët e kthyer në partnerë kanë instaluar një sundim armiqësor mbi qytetarët. Së bashku këta sundimtarë i kanë marrë peng sistemin qytetarëve dhe e kanë zëvendësuar me gjuhën e forcës së parasë.

Kjo është detyrë e parë e çdo opozitari. Por kjo nuk mjafton. Kjo vetëm sa tregon pse jemi këtu. Kjo na përcakton që jemi “ne” dhe nuk jemi “ata”. Na ndan nga “ata”.

Por, ne jemi politika dhe politika nuk i përket partisë, i përket qytetarit. Asgjë nuk shërben nëse ne jemi “ne” dhe ata janë “ata”.

Ky kuvend shërben nëse ne kapërcejmë veten dhe jemi jo Kuvendi i demokratëve por Kuvendi i qytetarëve.

Të kuvendojmë si qytetarë!

Ne jemi kuvend i qytetarit kur të jemi shpresa e qytetarit.

Qytetarët duan nje PD të pastër. Të pastër nga çdo njollë e të shkuarës. Kjo kërkon kurajo për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione te na lidhin me atë. Për tu ndarë nga cdo e keqe që kemi prodhuar ne vetë.

Kjo kërkon vendosmëri për ti qëndruar larg tundimit, korruptimit. Një qeveri e korruptuar është një armik i qytetarit. Një opozitë e korruptuar është një tradhëti ndaj qytetarit. Kush lufton për një PD të pastër ka bekimin e qytetarit.

Qytetarët duan një PD të hapur, ku të kenë shpresën se gjejnë veten, gjejnë mbështetjen për kauzat e tyre, për vlerat e tyre, për interesat e tyre. Hapja nuk është çështje statuti dhe as domeni i kryetarëve. Hapja është gadishmëri për të jetuar bashkë edhe kur kemi mendime konkuruese, kur kemi alternativa konkuruese, kur kemi interesa konkuruese. Kush punon për PD të hapur dhe të bashkuar ka bekimin e qytetarëve.

Qytetarët do na bekojnë nëse jemi të pastër, të hapur dhe të bashkuar. Se kjo i jep shpresë që jo vetëm nuk jemi “ata”, nuk jemi si sundimtarët e sotëm, por jemi 100% të ndryshëm.

Vetëm kështu e bëjmë PD më të madhe se vetja. E bëjmë lëvizje të qytetarit.

Kuvendi nuk është një ngjarje e shpeshtë ndaj une i kërkoj delegatëve ta shikojnë si një moment ku nuk i mbyllim proçeset tona politike. Ky është momenti kur i hapim proçeset tona politike. Kur nga kuvendi e në vazhdim kuvendojmë mes vetes, me demokratët, me opozitarët dhe të gjithë qytetarët për betejat politike. Le të kuvendojmë me sytë nga e ardhmja.

Ne duhet tu kthejmë qytetarëve institucionet e demokracisë. Ne duhet të agazhohemi në një aksion të qartë politik për të riberë ndarjen territoriale administrative, për një kod të ri elektoral, për një kushtetutë të re, për garantimin e demokracisë direkte me referendum lokal dhe qëndror, për forcimin e sistemit të drejtësisë.

Ne duhet të shpallim hapur dhe me forcë që sistemi i drejtësisë është aleati më i mirë për ne si opozitë në misionin për të luftuar korrupsionin dhe krimin. Ne duhet të angazhohemi ta ushqejmë sistemin e drejtësisë me moral të ri dhe me mbështetje të gjithanshme.

Ne duhet të shpallim qartë dhe me forcë se jemi partia e parë properëndimore dhe nuk kemi dhe nuk do të kemi kurrë moskuptim me partnerët perëndimor. Ne duhet të dëshmojmë me vullnet dhe me etikë se jemi partnerët e parë të Perëndimit në këtë tokë.

Kur të kemi punuar bashkë për një PD më të madhe se kryetari, kur të kemi punuar bashkë për një PD me të madhe se vetja, kur të kemi punuar bashkë për një PD të vërtetë dhe frymëzuese, ne do të jemi forca më e madhe politike në vend, do të jemi forcë e parë. Ne do të jemi zgjedhja e parë e qytetarit, ne do të jemi shpresa e votës së paçmueshme, ne do të jemi garantët e parë dhe të pakonkurueshëm të institucioneve, të administratës, ne do të jemi partnerët e parë të biznesit dhe institucioneve të tregut, ne do të jemi shpëtimi i të ardhmes së këtij vendi./m.j

Next Post
Dyshohet se është mbytur në liqenin e Farkës, një grup polumbarësh në kërkim të 45-vjeçarit

Dyshohet se është mbytur në liqenin e Farkës, një grup polumbarësh në kërkim të 45-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In