• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E djathta shqiptare në provën historike të lidershipit dhe ekzistencës së saj

by Ervis Iljazaj
22/02/2024 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Protesta e djeshme nuk ishte as bashkim e as protestë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Ajo ishte thjesht një protestë që konsolidoi lidershipin politik të Sali Berishës, në krye të asaj pjesë të opozitës. Madje, protesta ishte tërësisht berishiste. Në gjuhë, në retorikë, në stil dhe në mesazhet që ajo dha. Po ti dëgjosh fajlimet, shumica prejt tyre ishte kundër SPAK dhe kundër ndërkombëtarëve. Fjalimi i Berishës ishte tërësisht i tillë, si për të provuar edhe njëherë se situata e tij pesonale është kthyer në situatën politike të rithemelimit.

Nga ajo protestë në fakt, priteshin mesazhe të ndryshme. Pritej një reflektim për të reformuar opozitën, për hapje të saj, apo për ndryshim të diskurit publik. Por jo! Çdo gjë ishte njësoj si në këto dy vite. Si të thuash, një forcë politike recidiviste, që vazhdon ende me një gjuhë e cila është larg realitetit shoqëror shqiptar.

Megjithatë, një gjë Berisha e arriti. Tashmë lidershpii i tij brenda asaj force politike është i padiskutueshëm. Të gjitha ta që kishin shpresa se me bashkimin e disa deputetëve do të krijohej një e djathtë ndryshe, tashmë duhet të jenë të bindur se ajo forcë politike ka vetëm një emër, Sali Berishën.

Një fenomen i cili zgjat prej 33 vite brenda të djathtës shqiptare. Duke parë kohën shumë të gjatë në krye të së djathtës, është paradoksale në fakt të flasësh për rrëzimin e një regjimi me një lider i cili ka 34 vite në drejtimin e një partie. Një fenomen më shumë unik se sa i rrallë për të gjitha vendet demokratike të botës, madje edhe për ato që nuk kanë një regjim demokratik.

E pikërisht ky është problem i së djathtës sot. Lidhja e përjetshme e saj me emrin e Sali Berishës. Kjo është pothuasje një provë historike të cilën e djathta shqiptare nuk e ka kaluar ende. Nëse të djathtët vendosin që emrin e forcës së tyre politike ta lidhin përjetësisht me emrin e një personi, vështirë se kjo forcë politike do të mbijetojë me mbarimin politik të Berishës.

Këtë provë e ka kaluar e majta në Shqipëri. E majta shqiptare ka patur Enver Hoxhën, pas tij ka ardhur Ramiz Alia, më pas Fatos Nano e sot Edi Rama. E majta në Shqipëri vazhdon të mbijetojë si forcë politike përtej një emri të caktuar, këtu e 70 vite. Ndërsa fatkeqësisht për të djathtën shqiptare kjo ende nuk është vërtetuar. E djatha nuk po arrin dot të tejkalojë përtej emrit të një personi. Dhe kjo është fatkeqësia e saj më e madhe në aspektin politologjik.
Këtë gjë e theksojnë shumë mbështetës së saj edhe publikisht. Theksojnë faktin se PD është partia e Sali Berishës. Dhe këtë gjë e thonë me mburrje, a thua se kjo është diçka për tu lavdëruar si një arritje për demokracinë. Ndërkohë që është totalisht e kundërta. Sa herë që një parti lidhet përjetësisht me emrin e një personi, me fundit e tij politik, vjen në mënyrë automatike dhe fundi i saj.

Është e çuditshme se si në këtë aspekt, ish Partia e Punës shqiptare është më përpara se e djathta në Shqipëri. Një forcë politike e cila u themelua pikërisht për të krijuar parimet e pluralizmit, garës politike dhe demokracisë.

Ndërkohë që sot, pas 34 viteve nga themelimi i saj, vazhdon dhe ecën me parimin ‘’Lenini është partia, partia është Lenini’’, parrulla e famshme e revolucionit Bolshevik.

Next Post
Sot në Kuvend projektligji për zonat e Mbrojtura, organizatat mjedisore: Po shkatërrohet pasuria natyrore

Sot në Kuvend projektligji për zonat e Mbrojtura, organizatat mjedisore: Po shkatërrohet pasuria natyrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In