E mendonin të vdekur, por falë Web-it zbuluan se ishte gjallë dhe kishte vendosur të bënte një jetë si vetmitar.
Prindërit e Karlos, spanjoll rreth 40 vjeçar, mbërritën nga Bilbao në Pyjet e Grosseto, ku ndodhej djali i tyre.
Karlos u zbulua disa ditë më parë nga disa persona që kishin ngritur një kamp në pyllin ku ai jetonte. Zona pyjore e Scarlione kishte qenë streha e tij për gjithë këto vite.
Ai kishte humbur kontaktet me të afërmit ngna viti 1998.
Sapo çadra e tij u zbulua, Karlos u largua dhe humbi sërish gjurmët.