Familjarët dhe fqinjët e 26-vjeçarit Martin Çeço, që është mbytur me litar nga tre persona dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuar, janë të shokuar nga ngjarja.
Panorama ka siguruar deklaratën e motrës së 26 vjeçarit e cila jeton në Greqi, por ka treguar telefonatën e fundit me të vëllanë, tre ditë para se ai të zhdukej dhe më pas të gjendej i vrarë.
Ajo ka treguar se i riu u kishte treguar se e kërcënonin disa persona, por jo se kush ishin ata, apo motivin që kishin.
Ajo ka rrëfyer se babai i tyre, ndodhet tani në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korcës, pas ngjarjes tragjike. Ishte ai i pari që më 15 qershor denoncoi në polici largimin e djalit nga banesa dhe zhdukjen e tij.
“Vellai me ka marre ne tel 3 dite para se te zhdukej. Qante dhe me thoshte qe jam i merzitur sepse me me kercenojne disa persona.
Por nuk me tregonte se me ke kishte konflikt dhe cilet ishin personat qe e kercenonin.
Ishim ne dijeni te lidhjes me nje vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar qe e kercenonin disa persona por arsyet dhe emrat ë tyre nuk na i tregonte.
Vellai jetonte vetem me babane. Ky i fundit eshte në gjendje te rende psikologjike ne spitalin e Korces”, tha e motra e Martin Çeços, mëson Panorama.
Burimet thanë për Panorama se shkak i vrasjes është bërë lidhja paralele e një vajze me viktimën dhe njërin prej autorëve.
Nderkohe nje prej fqinjeve, Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punonin se bashku dhe nuk kishin konflikte.
“Jetonin me djerse dhe mezi nxirrnin buken nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte ne qafe njeriu. jemi te tronditur nga kjo qe ka ndodhur”, është shprehur fqinja.











