• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E dini se çfarë është kapur?”/ Spartak Ngjela: Shpejt do t’i dëgjoni bëmat e tyre, një e nga një!

by
30/06/2021 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur, Spartak Ngjela është shprehur në Facebook se koha e shqiptarëve ka ardhur dhe se organet e gjyqësorit të posaçëm duhet të veprojnë.

Postimi i Ngjelës:

Koha shqiptare ka ardhur, ajo nuk pret dot më.

Të dy organet e gjyqësorit të posaçëm duhet të veprojnë.

Pse nuk po veprojnë këta kundër korrupsionit të lartë shtetëror?

l.

Ja, përgjigjia e kësaj pyetje mbetet të jetë enigma e sotme e Shqipërisë.

Por, kjo kohë nuk mund ta durojë më mpakjen tridhjetëvjeçare që i ka sjellë korrupsioni malinj shtetëror shoqërisë shqiptare.

Po politika amerikane pse nuk i bën presion Prokurorisë së Posaçme, kur dihet se zvarritja, këndej e mbrapa, dëmton ecurinë e hetimit antikrim?!

Vjedhje e madhe dhe abuzim permanent në mbi 25 vjet rresht mbi vlerat monetare dhe ekonomike të Shqipërisë, nga kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish – kjo është historia e të ashtuquajturës demokraci shqiptare .

Një gjëmë e madhe kombëtare kjo, e cila nuk ka ardhur nga rasti, por thjesht nga një skemë antishqiptare që, brenda saj, thosh: “vidhni për vete, shkatërroni ekonominë e Shqipërisë, dhe mos lejoni asnjë skemë investuese në Shqipëri!”

Brenda kësaj skeme shihet të kenë qenë të gjithë kryeministrat shqiptarë: shpejt do t’i dëgjoni bëmat e tyre, një e nga një.

Një tmerr antikombëtar ka qenë ky që ka imponuar korrupsioni shtetëror në Shqipëri, i cili nuk është parë në asnjë vend tjetër: madje as në Afrikën koloniale.

Dhe provat tani kanë ardhur.

E dini se çfarë është kapur?

Shuma totale që Dhoma e Thesarit amerikan në Uashington ka identifikuar pasi ka mbikëqyrur imtësisht qarkullimin e  parave të korrupsionit shqiptar, eshte 20 miliarde USD.

Dhe ndërkohë duhet të kujtohemi se këta grabitës në stafetë kohore me njëri-tjetrin, me ndërgjegje të plotë, nuk lanë funksionimin e ligjit në Shqipëri. Dhe gjatë gjithë kohës kanë folur për një demokraci inekzistente. Demokracia pa ligj s’është tjetër veçse një frut që vjen direkt nga mungesa e  rendit, krimi tërësor dhe anarkia.

E kuptoni se çfarë është bërë?

Një masakër kundër popullit më të varfër të Evropës, kundër popullit më të përvuajtur të Evropës, popullit që mezi e ka ruajtur në shekuj ekzistencën e vet, dhe gjithmonë në kufirin ekstrem të mbijetesës.

Këta janë keqbërësit çnjerëzore të shqiptarëve, që tani shqiptarët i njohin mirë.

Dhe shqiptarët po presin nga Uashingtoni çlirimin nga kjo zgjedhë uzurpuese dhe antinjerëzore.

Por koha ka ardhur. Prandaj sot duhet veprim i fuqishëm antikrim.

/b.h

Next Post
Veshka që mori dhurim nga nëna pushoi së funksionuari, ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare këngëtari shqiptar

Veshka që mori dhurim nga nëna pushoi së funksionuari, ndahet nga jeta në moshën 33-vjeçare këngëtari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

Zhbllokohen mbi 90 mijë leje qëndrimi të pezulluara/ Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

“Fola me Trump dhe ia thashë hapur”, Meloni: Tarifat tregtare për trupat evropiane në Groenlandë janë të gabuara

January 18, 2026
Petro Koçi: Balli Kombëtar të kërkoj falje për deklaratat kundër LANÇ

Nëse Shqipëria do konsiderohej narkoshtet, Trump nuk do ftonte Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

January 18, 2026
“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

“Erdha tek Reali për të luajtur me …”, Kilian Mbape shuan zërat përsa i përket marrëdhënies me Vinicius Jr.

January 18, 2026
BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

BILD zbardh prapaskenat/ Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania tërheq ushtrinë nga Groenlanda

January 18, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

7 shpjegime mbi trendet e politikës globale (dhe efektet lokale)

January 18, 2026
Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

Mban sot takimin në Lezhë, Salianji fton demokratët t’i bashkohen masivisht: Shihemi sonte

January 18, 2026
PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

PD prezanton paketën 4 mld euro 2026–2040, Teliti: Alternativa jonë për të mbajtur familjen dhe të rinjtë në Shqipëri

January 18, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In