• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E di mirë çfarë të ndodhi në Turqi”, debatet Rama-Berisha që nuk patë në TV

by A R
09/02/2018 12:37
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ.	/r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka shmëbyer replika të ashpra dje në Kuvend, me Berishën dhe opozitën.

“Panorama” i ka zbardhur të plota ato, që nga talljet e Ramës, deri tek “kërcënimet”.

REPLIKAT PA MIKROFON NË KUVEND

Edmond Spaho: I pari që duhet të flasë është zoti Edi Rama dhe duhet të vazhdoni me këtë listë. Ka një lidhje shkak-pasojë, ka një vendim të marrë nga qeveria, e cila ka votuar në OKB në përkrahje të një rezolute. Të shpjegoni vendimin e qeverisë dhe më pas të flasë opozita.

Edi Rama: O Profesorë, ju me keni ftuar në interpelancë. Do ju dëgjoj juve, çfarë do thoni dhe t’ju përgjigjem.

Gramoz Ruçi: Zoti Rama, të lutem! Zoti Rama, mos komunikoni me sallën…

Edi Rama: Ju jeni nga Jerusalemi, ju jeni çifutët…(qesh)

Gramoz Ruçi: Ju si kërkues të mocionit për debat ta merrni fjalën të parët dhe jeni dy grupe parlamentare, që keni bërë kërkesën.

Edi Rama: S’e kam kërkuar unë mocionin. Ju e keni kërkuar.

Ditmir Bushati: Unë prisja që kryetari i PD-së t’i kërkonte një falje përfaqësueses së politikës së jashtme të BE-së, Frederika Mogherini, që para pak kohësh, i tha që je një “bajgë” dhe ta falënderonte për qëndrimin e saj konsistent në emër të BE-së për hapat që po ndërmerr Shqipëria në BE.

Lulzim Basha: Mashtruesi sot vuri fjalët në gojën time, se i paskam thënë Mogherinit: Bajgë! E kundërta është e vërtetë. Kur ju o zullumqarë, vutë në gojën e Mogherinit fjalët “Se vetëm me vetingun do të hapeshin negociatat”, ju thashë se kjo ishte baltë. Madje, ju thashë se këto ishin bajga që iu shisni shqiptarëve. Dhe ja ku jemi sot dhe fjala ime ka dalë. Se nuk është vetingu që hap negociatat, por janë banditët që ti ke sjellë dhe i ke bërë ministra të Brendshëm, që duhet të jenë në burg e jo të qeverisin me ty, të ndajnë paratë me ty e të bëjnë drogën me ty. Krimi, droga, emigracioni…

Sali Berisha: 21 janari do të hyjë…

(Deputetët e PS qeshin me të madhe)

Sali Berisha: 21 dhjetori do të hyjë në historinë e Shqipërisë si dita e zezë, në të cilën bijtë e etërve mizorë sollën në aulën më prestigjioze të planetit në OKB, votën e Enver Hoxhës kundër shtetit, kundër kombit që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarëve. Në 28 nëntor të 2012, unë kam pasur një telefonatë të gjatë me Kryeministrin e Turqisë, për të cilin kam pasur respekt të veçantë dhe ruaj respekt të veçantë për disa aspekte të tij. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë miqësisht dhe pastaj edhe ftohtësisht, se Shqipëria nuk do të ndjekë kurrë politikë tjetër përveç asaj të SHBA-ve. Me fjalë të tjera, unë i bëra të qartë që Shqipëria nuk do të bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën e sigurisë globale. Pse kjo? Sepse SHBA-të janë vendi i lirisë, shareholder kryesor në sigurinë e botës…

Edi Rama: E di mire ti, çfarë të ka ndodhur në Turqi..?!

Sali Berisha: Ore, shko bëhu synet ti (Rama) atje, se unë jam Sali Berisha. Unë jam Sali Berisha.. Je gabim ti, shko bëhu synet atje. Unë i kam publike qëndrimet e mia, nuk mund të pajtohem kurrë me deklaratën e tij. Kur i erdhi çështja Kurde tani duhej lëshuar Kosova dhe na thotë se Kosova nuk u bë shtet. Vota kundër, është një votë në kundërshtim flagrant me SHBA-të dhe antishqiptare..

Edi Rama: Ju sot jeni gati të bëheni çifut, të bëheni eskimez, jeni gati të bëheni dele e zezë e këtij vendi, vetëm që të mos jeni këta që jeni dhe të fshihen pas një identiteti tjetër që mos ju kapin. Dëgjova njërin që doli me një kazan dhe tha: “nuk duam ne investime turke”. Ai kur gdhihet, ha pilaf dhe pi raki në sabah. E fillon drekën me plonc dhe në aksham i fut groshë. E pastaj tapë fshin buzët me peshqir dhe thotë ne jemi Europjon, s’e dum ne Turqinë. Këta jeni ju, pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen dhe s’keni faj. Faji këtu mund t’ju vërë vetëm kush nuk ju njeh se çfarë i keni bërë këtij vendi…

Sali Berisha: U përpoqe të ofendosh Dash Shehun këtu, në një kohë pse ai, edhe kthen ndonjë gotë. Por njëmijë herë gotat e rakisë, sesa vizat e kokainës… Një mijë herë më mirë gota, sesa të dorëzosh vllahun, bandën e Xibrakës për të mbushur pasurinë tuaj me milionat e kokainës.

Edi Rama: Nuk është rastësi që çohesh këtu Sali dhe thua 21 janari, fjalën e parë, ndërkohë që deshe të thuash 21 dhjetori. “Gjuha shkon atje ku dhëmb… dhëmbi”, thotë proverbi, por ty të dhemb në tjetër vend e gjuha aty të shkon, por atë vend nuk ta lan dot Sali. Ti Sali, bashkë me artistin, mikun tim Lulzim, e futët detin në govatë. Në govatën e pushtetit tuaj të marrë fund dhe firmosët një marrëveshje antikushtetuese, që e përkthyer në gjuhën popullore quhet “tradhti ndaj atdheut” për cenim territorial.

Sali Berisha: Nuk i the shqiptarëve cilën vrimë miu zgjodhe ti më datë 27. Pyeteni cilën vrimë miu zgjodhi më 27 janar?! Pse s’ka besim te ju oficerë të sigurisë. Lidhur me marrëveshjen, nuk ka shqiptar që e beson se Greqia për hir tënd lëshoi dhe shkelmoi interesat e veta kombëtare. Cili është ai mo?! Të nxorën rruaj pa qeth. Por atë marrëveshje s’e kalon kurrë këtu ti, mbaje mend mirë. Asnjë pëllëmbë det s’mund të marrë kush nga ky vend. Cila është marrëveshja, apo ligji luftës? U thotë shqiptarëve ose këtë marrëveshje, ose do kemi luftë.

Edi Rama: Natyrisht, këtu mes jush ka jo pak njerëz që nuk kanë arsye të tremben, por frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Niseni sot dhe të shohim se çfarë do të ndodhë nesër. “Te sheshi, te sheshi” dhe pastaj të shohim, a do bëhet, a s’do bëhet përshesh…

Sali Berisha: Po ti, pse ia mbathe ditën e protestës? Tregoja vrimën e miut ku ishe futur. Trego ku ishe..

Edi Rama: Frika ju bën haluçinantë. Ulërini për Amerikën, njësoj si ata kalamajtë në filmin “Mëngjese luftë”, që thoshin “o Guri, hajde se po na rrahin”. Kujtoni se tani po ju dëgjon Guri atje matanë dhe do vijë t’ju mbrojë juve, jo nga ne, por nga ajo që Guri po ndërton këtu, bashkë me partnerët europianë e bashkë me ne, druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure këtij populli për t’ia kthyer. Ju vazhdoni bërtisni, po nuk e keni me ne dhe nuk ua kemi ne fajin, që po ju thyhen arrat. Kanë filluar të kërcasin arrat. Arrat që ju kujtuat se do t’i mbanit gjithmonë në thesin tuaj dhe askush nuk do të guxojë ta prekë atë thes.

Sali Berisha: Mbaje mend mirë. Tani gjej brimë tjetër miu ku të futësh, por do të gjejmë, mbaje mend mirë…

Edi Rama: Sali je për t’u admiruar se ke më shumë forcë se këta së bashku, por tash… lëri bijtë të luftojnë tani, se boll luftove dhe lodhe, shiko hallet e tua se ke halle të mëdha përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot. Të siguroj që s’të ndihmon dot as Amerika, BE-ja jo e jo, sepse i ka mbaruar të gjitha përpjekjet për të ndihmuar ty…

Sali Berisha: Ordiner, largohu..

Lulzim Basha: Reforma në Drejtësi, qartësisht është viktima e parë e saj. Mjerë ata bashkëinvestitorë që nuk e shohin. Nuk ka më Reformë në Drejtësi. Ka një drejtësi të kapur për të mbrojtur Saimir Tahirin, Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Shullazët, Habilajt, Balilajt. Kjo është drejtësia. Drejtësi nuk ka. Për fat të keq, nuk ka as Europë e nuk mund të ketë Europë pa luftuar krimin, pa luftuar drogën, korrupsionin. Nuk mund të ketë Europë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Edi Rama: Jepi dhe kohën time Saliut…

Gramoz Ruçi: Nuk e jepni ju kohën zoti Kryeministër, por rregullorja.

Edi Rama: Dakord, do bëj një marrëveshje tjetër me Lulin dhe t’ia japim kohën politike Saliut.

Lulzim Basha: Çfarë je ti, që gajasesh? Çfarë je ti këtu, për batuta je? S’je as shok gjimnazi me mua, se të paktën je nja dhjetë vjet më i vjetër. Çfarë ke që gajasesh? I ke çuar në azil, i ke çuar refugjatë. Kujt i flet ti për 21 janar e tradhti ndaj atdheut? Po ti e more dhe e bëre kryetar të partisë në Burrel gardistin që thoshe se ishte në grupin e zjarrit dhe sot e ke drejtor të OSHEE-së. Po ti, ata që bënë paktin me Greqinë i gradove të gjithë, edhe ata në Ministri të Brendshme dhe ata në Ministri të Jashtme. Kë gënjen ti, kë mashtron? Kujton se partia jote nuk i di këto gjëra? Ka shqiptar që s’i di? Që kur vjen puna për pushtetin tënd dhe për veten tënde, ti je gati të flesh me djallin dhe ke fjetur me djallin. Mundohemi kot këtu të flasim për politikë të jashtme. Ku ka politikë të jashtme? Politika e jashtme është e gjitha në mbrojtje të dosjeve të pambrojtshme të Edi Ramës, nga Xibraka te Saimir Tahiri…/a.m.

Next Post
Arrestimi i deputetëve/ Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit hiqen nga rendi i ditës

Këshilli i Mandateve, PD nuk tërhiqet: Të largohet Arta Marku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In