Ish-ministri i Financave ka folur sot për mediat pasi u mor në pyetje nga SPAK.
Shkëlqim Cani tha se ka firmosur me prokurorët një ‘kontratë’ sipas së cilës i duhet të ruaje sekretin hetimor.
Ai mohoi të jetë thirrur për inceneratorët ndërkohë që mediat mësojnë se ai është pyetur për procedurën e privatizimit të një ndërmarrjeje. Për objektin në fjalë mësohet se ish-pronarët kanë fituar gjyqin ndaj dhe procedura e privatizimit po hetohet.
“Unë i kam lënë të gjitha me shkrim dhe e di shumë mirë çfarë kam firmosur. Pres ligj, drejtësi dhe rregull. Nuk e di nëse do thirrem apo kur do thirrem sërish nga SPAK. Kam kaluar shumë në jetë, asgjë nuk më surprizon” – tha ish ministri.
I pyetur nga gazetarët për inceneratorin e Elbasanit dhe rolin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, Cani tha: “Për rolin e ministrit dhe zv.kryeministrit duhet të pyesni Kryeministrin”.
/a.r