Marjana, një telefonuese nga Fushë-Arrëzi rrëfeu në “Aldo Morning Show” në Tv Klan dhunën sistematike të ushtruar ndaj saj nga familja e burrit. Telefonuesja është nënë e dy fëmijëve dhe shprehet se është dhunuar nga burri, nëna dhe motrat e tij. Ajo ka denoncuar rastin dhe ka marrë disa herë urdhër mbrojtjeje por bashkëshorti e ka shkelur.
Marjana: Kam denoncuar bashkëshortin disa herë sepse më dhunon shumë. Kam bërë shumë denoncime dhe kam marrë edhe urdhër mbrojtjeje, por prapëseprapë i ka thyer disa herë.
Albana Çaushaj: Bashkëshorti ju dhunonte?
Marjana: Shumë, shumë. Dy fëmijë, kur kam lindur vajzën më dhunonte e ëma me dy vajzat. Në momentin që kam lindur vajzën më ka dhunuar nëna me dy bijat.
Aldo: Ti tani jeton me ta apo jo?
Marjana: Jo, jam ndarë, ka 4 muaj që jam ndarë me bashkëshortin, ka plagosur babin e vet.
Aldo: Po babin e vet pse e ka plagosur?
Marjana: E plagosi se kanë marrë dhëndrin që të jetojë me familjen, familja e burrit dhe unë nuk isha dakord që të vinte dhëndri të jetojë. Ata donin dhëndrin, mua më nxorën përjashta, më dhunuan, më dhunoi bashkëshorti, më dhunuan kunatat, familja e gjithë. Më kanë shkatërruar.
Aldo: Ke motra e vëllezër?
Marjana: Kam motra e vëllezër, të gjithë i kam.
Aldo: Të ndihmojnë ndopak?
Marjana: Kanë hallet e tyre, më kanë ndihmuar por jam munduar me forcat e mia.
Marjana e përmbyll duke thënë se nuk ka asnjë ndihmë dhe bashkëshorti nuk interesohet aspak për fëmijët e tij.